E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Mr. Aneta Fidanovska, arkeozoologia e vetme në Maqedoni kishte fjalim në pjesën e arkeozoologjisë.
Konferencë për metodat dhe teknologjitë e reja në arkeologji


Teknologjitë më të reja të lidhura me gërmimet arkeologjike të cilat nuk praktikohen shumë në hulumtimet tona sistematike arkeologjike dhe zbatimi i metodave gjeofizike, kimike, paleobotanike, arkeometrike, matematike dhe arkeozoologjike u prezantuan sot në konferencën ndërkombëtare "Një hap më tutje: Inkuadrim multidisiplinar në arkeologji", që u mbajt sot në IK Muzeu arkeologjik i Maqedonisë.

Morën pjesë një numër i madh i hulumtuesve nga Universiteti i karlovit, Universiteti i Bohemisë Jugore, Universiteti në Hajdelberg, si dhe nga Fakulteti Matematikoro-natyror nga Shkupi, IK Muzeu arkeologjik i Maqedonisë, Muzeu i Qytetit të Shkupit dhe Universiteti "Evro Ballkan".

Drejtoresha e IK Muzeu arkeologjik i maqedonisë, vesella Çestoeva deklaroi se konferenca për Muzeun arkeologjik është e rëndësishme në pikëpamje edhe të afirmmit duke pasur parasysh atë se në këtë institucion përveç prezantimit të trashëgimisë kulturore arkeologjike në republikën e Maqedonisë punohet edhe në segmentet e tjera para së gjtihash në pjesën edukative ku dëshirojnë t'i prezantojnë metodat dhe teknologjitë më të reja të cilat bota veçmë me vite i punon, ndërsa për të cilat arkeologët tanë deri më tani nuk kanë pasur ndonjë kontakt të veçantë në këtë pjesë.

U prezantuan hulumtimet të ndryshme të kryera në më shumë lokalitete në Çeki, Serbi, Turqi dhe Maqedoni, prej nga janë marrë të dhëna tejet të reja për format e bimëve dhe ushqimit, llojet e kafshëve, rrethina natyrore, njësitë matëse dhe karakteristikat kimike të gjësendeve qeramike.

Mr. Aneta Fidanovska, arkeozoologia e vetme në Maqedoni kishte fjalim në pjesën e arkeozoologjisë.

Është paraparë që rezultatet nga hulumtimi dhe konferenca të publikohen në disa revista shkencore ndërkombëtare. Në këtë mënyrë do të rpezantohen përfitimet e metodave të reja arkeologjike dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, ndërsa njëherit do të theksohen edhe shenjat e trashëgimisë kulturore parahistorike nga Maqedonia.

Publikuar: 23.01.2015 | 15:50
Lexuar: 927 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime