E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Studimi gjithashtu ka konstatuar se pjesa më e madhe e individëve e kalojnë mëngjesin me një biskotë.
Nëse nuk konsumoni mëngjes, shtoni më tepër kalori








Sipas një studimi të ri personat të cilët nuk konsumojnë mëngjes janë të prirur të shtojnë 252 kalori në ditë. Të humbasësh mëngjesin shkakton uri gjatë ditës dhe individi është i prirur të konsumojë më tepër kalori.

Studimi gjithashtu ka konstatuar se pjesa më e madhe e individëve e kalojnë mëngjesin me një biskotë.

1 në 10 persona nuk konsumon aspak mëngjes gjatë javës. Ndërsa 37 për qind theksojnë se e tejkalojnë mëngjesin me një biskotë.

Studimi i realizuar me 2000 individë, tregoi se 45 për qind e personave që nuk konsumojnë mëngjes sapo fillojnë punën ndihen të uritur, gjithashtu edhe të lodhur dhe nuk kanë dëshirë për të punuar.

Hulumtimi ka treguar se mëngjesi ndikon shumë në zgjedhjen e ushqimit që do të konsumohet gjatë ditës.

Sipas dietologes, Azmina Govindji mosngrënia e mëngjesit ndikon në luhatjen e sheqerit në gjak, duke çekuilibruar sistemin e individit.

Publikuar: 29.01.2015 | 16:24
Lexuar: 560 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime