E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Epërsia e skuadrës së Massimiliano Allegrit zgjati vetëm 14 minuta. Luca Antonelli i Milanit realizoi me kokë pas harkimit të Alessio Cercit për të barazuar gjithçka në ndeshje.
Juventusi fiton derbin ndaj Milanit
Juventusi ka mposhtur Milanin në kryendeshjen e javës së 22-të në Serie A me rezultat 3 me 1.

“Zonja e vjetër” nisi më mirë takimin duke kaluar në epërsi qysh në minutën e 14-të. Golashënuesi më i mirë sivjet në ligë, Carlos Tevez shënoi për epërsinë e parë të Juventusit. Ai në këtë gol u asistua nga Alvaro Morata.

Epërsia e skuadrës së Massimiliano Allegrit zgjati vetëm 14 minuta. Luca Antonelli i Milanit realizoi me kokë pas harkimit të Alessio Cercit për të barazuar gjithçka në ndeshje.

Megjithatë barazimi nuk ishte zgjedhje për Juven, që riktheu epërsinë për herë të dytë në minutën e 31-të. Leonardo Bonucci shënoi për të kaluar Juventusin sërish në epërsi.

Rezultati përfundimtar i pjesës së parë ishte 2 me 1.

Në pjesën e dytë u pa edhe një gol tjetër. Alvaro Morata realizoi në minutën e 65-të për rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Kjo fitore mban Juventusin në krye të tabelës me 53 pikë, dhjetë më shumë se Roma që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Milani pas kësaj humbje ngec në 29 pikë në pozitën e nëntë.

Publikuar: 08.02.2015 | 12:19
Lexuar: 596 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime