E diel, 18.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Deklarata e ministres të Punëve të Jashtme vjen para Këshillit të sotëm për punë të përgjithshme të Bashkimit Evropian në të cilin marrin pjesë shefat e diplomacive të të gjitha vendeve të BE-së.
Pusiq: Gjithçka që është e dëmshme për Maqedoninë është e dëmshme edhe për rajonin


Ministrja e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Vesna Pusiq, shprehu shqetësim të madh për rastin "Puç" në të cilin lideri i partisë opozitare LSDM, Zoran Zaev, me ndihmë të materialeve kompromentuese të marrë nga shërbimet e huaja të zbulimit është munduar ta shantazhojë kryeministrin Nikolla Gruevski.

Ashtu siç lajmëron korrenspondenti i MIA-s nga Brukseli, porosia e shefes të diplomacisë kroate është se bëhet fjalë për rast, i cili i sjell dëm Maqedonisë që reflektohet edhe në rajon.

"E dini që Kroacia është e interesuar dhe e përkrah përparimin e të gjitha shteteve të Evropës juglindore edhe nga rajoni anë drejt Bashkimit Evropian. Për atë, konsiderojmë se gjithçka që i bën dëm dhe që është e dëmshme për Maqedoninë, ajo është e dëmshme edhe për rajonin", është decide Pusiq në deklaratë për MIA-n.

Deklarata e ministres të Punëve të Jashtme vjen para Këshillit të sotëm për punë të përgjithshme të Bashkimit Evropian në të cilin marrin pjesë shefat e diplomacive të të gjitha vendeve të BE-së.

Para fillimit të kësaj mbledhje, ministri slloven Mirosllav Lajçak, gjithashtu në deklaratë për MIA-n, kërkoi të respektohen ligjet dhe parimet demokratike në Republikën e Maqedonisë.

Publikuar: 09.02.2015 | 14:01
Lexuar: 486 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime