E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjykata konsideron se sipas ndarjes së pushtetit, vendim të këtillë mund të miratojë vetëm Kuvendi, e jo pushteti lokal siç ka ndodhur në këtë rast. Gjykata shprehu dyshim edhe në legjitimitetin e vendimit të këtillë të ministrit, sepse në nenin 42 paragrafi 5 nga Ligji për arsim fillor është caktuar kur fillon mësimi për gjuhën maqedonase, gjegjësisht nga klasa e katërt.
Edhe ministri për maqedonishten







Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Nikolla Todorov e mbështetë shqyrtimin e vendimit për mësimin e gjuhës maqedonase nga klasa e parë, por konsideron se gjykatësit kushtetues duhet të qëndrojnë në drejtim të vendimeve të parapara në ligjin për procedurë të përgjithshme administrative.

"Si ministër i Arsimit dhe Shkencës mbështes që të shqyrtohet ky vendim nga ana e Gjykatës Kushtetuese, jo kaq nga aspekti i hulumtuesve kushtetues-juridik për shkak se mendoj se për ata do të jetë mesatarisht punë e qartë, por më shumë nga aspekti i nxënësve.

Kjo është një punë për të cilën Gjykata Kushtetuese duhet të prononcohet dhe ta shohim logjikën e tyre juridike, mënyrën e të menduarit të tyre lidhur me këtë çështje, e sidomos justifikimin e vendimit për ngritjen e procedurës dhe pastaj vendimin që do të pasojë", theksoi Todorovi në deklaratën për mediat para Qeverisë, me rastin e vendimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese që të ngritë procedurë për rihetimin e kushtetueshmërisë së vendimit për mësimin e gjuhës maqedonase nga klasa e parë.

Sipas ministrit, në Ligj nuk është paraparë që gjuha maqedonase të mësohet nga klasa e katërt, por se është paraparë nga klasa e katërt arsimtari i lëndës të ligjërojë gjuhën maqedonase.

Për atë se çka do të ndërmerret, tha se duhet të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, nëse do të prononcohet për pezullim apo për shkatërrim.

Gjykata Kushtetuese dje në seancë me shumicë votash vendosi të ngritë nismë për rihetimin e kushtetueshmërisë të pikës dy nga vendimi i ministrit të Arsimit, sipas së cilës nxënësit e komuniteteve joshumicë duhet ta mësojnë gjuhën maqedonase nga klasa e parë.

Gjykata konsideron se sipas ndarjes së pushtetit, vendim të këtillë mund të miratojë vetëm Kuvendi, e jo pushteti lokal siç ka ndodhur në këtë rast. Gjykata shprehu dyshim edhe në legjitimitetin e vendimit të këtillë të ministrit, sepse në nenin 42 paragrafi 5 nga Ligji për arsim fillor është caktuar kur fillon mësimi për gjuhën maqedonase, gjegjësisht nga klasa e katërt.

Vendimi do të dërgohet në Ministrinë e Arsimit, e cila do të ketë 30 ditë ta mbrojë qëndrimin e vet, pas çka Gjykata Kushtetuese do të marrë vendim përfundimtar.

Iniciativa për rihetimin e kushtetueshmërië, parashtruan organizata joqeveritare Realiteti dhe Rinia demokratike e PDSH-së

Publikuar: 03.06.2010 | 18:23
Lexuar: 1849 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime