E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjysma prej 680 civilëve të vrarë në Rripin e Gazës nga fillimi i operacionit izraelit, janë gra dhe fëmijë, kumtoi sot Zyrja për koordinim të çështjeve humanitare pranë Kombeve të Bashkuara.
KB: Gjysma e civilëve të vrarë në Rripin e Gazës janë fëmijë dhe gra





Zyrja thekson se është e mundur që numri i civilëve të vrarë të jetë më i madh, sepse personeli spitalor nuk mund të konfirmojë sa nga burrat e vrarë janë civilë.

Ndërkohë, presidenti francez Nikolla Sarkozi deklaroi se Izraeli dhe Drejtoria palestineze e Bregut Perëndimor e kanë pranuar planin francezo-egjiptian për armëpushim të përkohshëm në Rripin e Gazës.

Paraprakisht, zëvendëskryetari i Hamasit Musa Abu Marzuk deklaroi se lëvizja po e shqyrton propozimin për ndërprerje të dhunës.

"Hamasi mori propozime nga Franca, Turqia, Siria dhe Egjipti për ndërprerje të zjarrit. Lëvizja edhe më tej e përkrah kërkesën për ndërprerje urgjente të ofensivës izraelite, tërheqjen e armatës izraelite nga Rripi i Gazës dhe hapje të kufirit të përbashkët", deklaroi Marzuk.

Hamasi e hodhi poshtë idenë që në kufirin me Gazën të sistemohen vëzhgues ndërkombëtarë, siç kërkojnë SHBA-ja dhe shtetet perëndimore.

Publikuar: 08.01.2009 | 01:15
Lexuar: 1099 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime