E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“NeWBORN 7. Mëngjes, 17 shkurt 2015. Pavarësisht të gjithave, tradita vazhdon. Njerëzit u shprehën edhe sivjet. E-ja e zezë? Ide e disa artistëve me u shprehë për Ekzodin, Evropën, Ekonominë, EULEX-in…
Pse shkronja “E” është bërë e zezë tek “NEWBORN”?


Obelisku Newborn, i vendosur në qendër të Prishtinës në ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës ka marrë një ngjyrë tjetër me rastin e shtatë vjetorit të shtetit.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismajli, i cili ishte edhe ideatori i kësaj, ka treguar se kësaj radhe shkronja “E” është bërë e gjitha në të zezë.

Kjo sipas, Ismajlit, shpreh eksodin, Evropën, Ekonominë si dhe EULEX-in/

“NeWBORN 7. Mëngjes, 17 shkurt 2015. Pavarësisht të gjithave, tradita vazhdon. Njerëzit u shprehën edhe sivjet. E-ja e zezë? Ide e disa artistëve me u shprehë për Ekzodin, Evropën, Ekonominë, EULEX-in…

Edhe një herë, NeWBORN reflekton realitetin kosovar: ka nisë me u nxi, në një kaos ngjyrash në kërkim të shpresës. Në kërkim të ndjenjës që e patëm sot 7 vjet ma parë, e të cilën s’kemi çare pa e kthye një ditë. Urime”, ka shkruar Ismajli në Facebook.

Publikuar: 17.02.2015 | 11:10
Lexuar: 953 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime