E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ishin këto disa nga fjalët që u thanë 14 vite pas rënies së dëshmorëve të parë të kombit në konfliktin e vitit 2001 nga ana e kryetarit të komunës së Çairit, Izet Mexhiti në Akademinë përkujtimore dedikuar dëshmorëve të UÇK-së Muzafer Xhaferi , Shpend Mazrekaj, Nijazi Sinani, Qemal Shaqirin, Gazmend Arifi dhe Ilam Curin në Tanushë sfiduan të gjitha të këqijat për një jetë më të mirë të shqiptarëve.
Mexhiti: Amanetin e dëshmorëve e çojmë deri në fund



Heroizmi i tyre dhe angazhimet tona që amanetin e dëshmorëve të kombit ta çojmë deri në fund, janë garanci më e mirë se populli shqiptar është në rrugë të drejtë të zhvillimit dhe përparimit si dhe janë dëshmi se flijimi për popull dhe atdhe nuk ka shkuar kot.

Ishin këto disa nga fjalët që u thanë 14 vite pas rënies së dëshmorëve të parë të kombit në konfliktin e vitit 2001 nga ana e kryetarit të komunës së Çairit, Izet Mexhiti në Akademinë përkujtimore dedikuar dëshmorëve të UÇK-së Muzafer Xhaferi , Shpend Mazrekaj, Nijazi Sinani, Qemal Shaqirin, Gazmend Arifi dhe Ilam Curin në Tanushë sfiduan të gjitha të këqijat për një jetë më të mirë të shqiptarëve.

“Prandaj, duke i kujtuar këta trima dhe këta njerëz tanë të dashur, me pietetin më të lartë dhe me dashurinë e sinqertë sot themi se idealet dhe dëshirat e tyre po plotësohen nëpërmjet të arriturave të cilat këto katërmbëdhjetë vite janë të pakontestueshme dhe të dukshme për të gjithë. Këto të arritura janë produkt i ëndrrës të cilën ata arritën ta bëjnë realitet dhe si rezultat i një vetëmohimi e sakrifice të cilat historia i pagëzoi me emrin heroizëm. Ata asnjëherë nuk u larguan prej nesh. Ata qëndrojnë këtu për të na kujtuar amanetin të cilin duhet përmbushur, amanetin për të cilin ata derdhën gjakun e tyre”, ka thënë Mexhiti.

Fjalimi i plotë:

I nderuar Kryetar i BDI, z. Ali Ahmeti

Të nderuar familjarë të dëshmorëve!

Të nderuar veteranë të luftës!

I nderuar Nënkryetar i Kuvendit të RM, z. Rafis Haliti!

Të nderuar Zëvendëskryeministra, Ministra, Deputetë, Kryetar Komunash, Drejtorë!

Të nderuar përfaqësues të mediave!

Zonja dhe zotërinj!

Te popujt e civilizuar, te popujt me taban të shëndoshë kombëtarë dhe me një traditë të madhe kulturore e qytetare, njerëzit të cilët e kanë bërë historinë dhe të cilët kanë mbetur në të për të mirën e kombit dhe për të na përkujtuar neve se mbi interesat e lakmitë personale qëndron kombi e vendi, dëshmorët e kombit kujtohen me mall dhe dashuri.

Për ata krijohen vepra arti dhe shkruhen libra të tërë. Ata janë objekt studimesh të ndryshme, ata janë përjetësuar në këngë dhe në tregime. Ndërsa ne të cilët i kishim shokë të idealit dhe të një qëllimi, i kemi strehuar thellë në zemrat tona ku i ruajmë me pietetin më të thellë dhe krenarinë më të madhe si njerëz të sakrificës e vetëmohimit, si njerëz të cilët derdhën gjakun e tyre për lirinë dhe mirëqenien tonë. Ata edhe sot e kësaj dite, edhe sot e njëqind vjet më vonë janë dhe do të mbeten aty ku po i ruajmë tani e katërmbëdhjetë vite, thellë në zemrat e kujtimet tona, në mendjen tonë.

Do të mbeten si personazhe të veprave artistike, do të mbeten në telat e çiftelisë dhe në rrëfimet e pleqve tanë. Se, në të vërtetë ata këtu kanë qenë gjithmonë. Ata asnjëherë nuk u larguan prej nesh. Ata qëndrojnë këtu për të na kujtuar amanetin të cilin duhet përmbushur, amanetin për të cilin ata derdhën gjakun e tyre.

Të dashur vëllezër dhe motra!

Sot, në këtë Akademi përkujtimore jemi mbledhë të kujtojmë bijtë tanë dhe bëmat e tyre për një jetë më të mirë dhe më të dinjitetshme për të gjithë ne.

Muzafer Xhaferi

Shpend Mazrrekaj

Nijazi Sinani

Qemal Shaqiri

Gazmend Arifi

Elham Curri

Janë këto pranverat e para, janë këta sythat e lirisë të cilët në Tanushën tonë legjendare sfiduan të gjitha presionet dhe tundimet, sfiduan të gjitha të këqijat e kësaj bote për jetësimin e idealit të tyre: që edhe populli shqiptar të bashkërenditet krahas popujve tjerë të lirë dhe të qytetëruar të botës për t’i gëzuar të gjitha të drejtat dhe liritë të cilat natyrshëm iu takojnë dhe të cilat padrejtësisht iu kishin mohuar.

Prandaj, duke i kujtuar këta trima dhe këta njerëz tanë të dashur, me pietetin më të lartë dhe me dashurinë e sinqertë sot themi se idealet dhe dëshirat e tyre po plotësohen nëpërmjet të arriturave të cilat këto katërmbëdhjetë vite janë të pakontestueshme dhe të dukshme për të gjithë. Këto të arritura janë produkt i ëndrrës të cilën ata arritën ta bëjnë realitet dhe si rezultat i një vetëmohimi e sakrifice të cilat historia i pagëzoi me emrin heroizëm.

Heroizmi i tyre dhe angazhimet tona që amanetin e dëshmorëve të kombit ta çojmë deri në fund, janë garanci më e mirë se populli shqiptar është në rrugë të drejtë të zhvillimit dhe përparimit si dhe janë dëshmi se flijimi për popull dhe atdhe nuk ka shkuar kot.

Duke Ju përshëndet të gjithë Juve që në këtë Akademi përkujtimore keni ardhur të shprehni admirimin dhe respektin për dëshmorët e lirisë, uroj që heronjtë e kombit të pushojnë në paqe, ndërsa emri dhe vepra e tyre të jenë udhërrëfyes drejtë realizimit të synimeve tona kombëtare!

Publikuar: 17.02.2015 | 12:11
Lexuar: 689 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime