E diel, 18.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Të dyja palët shprehin kënaqësi dhe besim se konstruktiviteti do të vazhdojë të jetë edhe më tej tipari themelor gjatë qasjes në drejtimin e dialogut social efikas dhe efektiv
MASH: Kemi përafruar qëndrimet me SASHK-un









Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Sindikata e Pavarur e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK) informojnë se negociatat ndërmjet përfaqësuesve të të dyja palëve në kuadër të dialogut social të nivelit më të lartë, janë duke u realizuar intensivisht dhe në drejtim pozitiv.

Në bazë të bisedimeve nga takimet e deritanishme, pritjet e partnerëve social në lidhje me realizmin e marrëveshjes së pranuar bashkërisht e cila u arritë më 3.2.2015, janë pozitive, duke marrë parasysh nivelin e arritur të përafërsimit të qëndrimeve për shumë pika që janë objekt i diskutimit dhe analizës.

Të dyja palët shprehin kënaqësi dhe besim se konstruktiviteti do të vazhdojë të jetë edhe më tej tipari themelor gjatë qasjes në drejtimin e dialogut social efikas dhe efektiv dhe në përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga i njejti.
MASH: Kemi përafruar qëndrimet me SASHK-un

Publikuar: 20.02.2015 | 13:58
Lexuar: 1058 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime