E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev më tej ka zbardhur më pas bisedën e shefit të DSK-së Sasho Mijallkov me gazetarin Dragan Pavlpviq-Llatas.
Zaev: Mijallkovi planifikoi arrestimin e Boshkovskit
Lideri i LSDM-së Zoran Zaev sot në konferencën për gazetarë ka zbardhur rastin e arrestimit të ish ministrit të MPB-së Lube Boshkovski.

“Do të dëshmojmë se si është planifikuar arrestimi i Boshkovskit dhe si drejeotir i DSK-së Sasho Mijallkov dhe ministrja e policisë Gordana Jankullovska, shefi i kabinetit Protugjer… pa ndërgjeshëm kurdisin apo përgatititin filmin e arrestimit të Boshkovskit.

Këtu shihet se si shefi i DSK-së Mijallkov e dinë para kohë se sa vjet do të dënohet Boshkovski”, ka thënë Zaev, ku tani për tan zhvillohet biseda e ëprgjuara nga ana e Mijallkovit.

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev më tej ka zbardhur më pas bisedën e shefit të DSK-së Sasho Mijallkov me gazetarin Dragan Pavlpviq-Llatas.

Aty shihet se si Mijallkov qorton Llatasin ku i thotë se arrestimi i Boshkovskit në Kanal5 është dhënë në mënyrën më të mirë.

“Lube duhet të jetë i nënçmuar dhe këtë Mijallkov ia porosit Llatasit, kryetaredaktorit të Sitelit”, thuhet në video, derisa në këtë bisedë Llatas këshillon Mijalkovin se në zgjedhje do kenë minimum 50 -55 deputetë.

Në vazhdim kreu socialdemokrat Zoran Zaev ka lëshuar një bisedë mes pronarit të Televizionit Kanal5 me shefin e DSK-së Sasho Mijallkov.

Në bisedën mes dy bashkëbiseduesve këtu shihet se si shefi I DSK-së Mijallkov menaxhon dhe kontrollon me televizionet.

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev ka dhënë edhe incizimin e radhës mes protagonistëve Gordana Jankulovska she shefit të kryeministrit Gruevski, Martin Protugjer.

“Të presim kur do të hyjë në Shutkë, unë prej nesër do tia prishë partinë me komitetet që ka…”, ka thënë Protugjer në bisedën me Jankullovskën.

“Do i stopojmë edhe punësimet që janë bërë, nga sot i dëbojmë prej punë njerëzit e Boshkovskit”, ka thënë nga ana tjetër Jankullovska derisa Protugjer thotë se, “unë do ta kryej atë punë”.

Llatas: Zaev duhet të dënohet rëndë. Qeveria nuk do bie

Ekziston dëshpërim nga bombat e Zaevit tek ata të cilët pritën më shumë nga paralajmërimi i kreut socialdemokrat. Kështu thotë për Pult në Radio Maqedonia e lirë gazetari dhe redaktori Dragn Pavloviq Llatas i cili ishte mes personave të përgjuar.

“Qëllimi është që të krijohet fotografi se ata të cilët nuk janë me LSDM-në janë në panik dhe ja vetëm se nuk ra qeveria. Nuk ka diçka të tillë, nuk ka panik, qeveria sigurt nuk do të bjen…”, ka thënë Llatas duke shtuar se lidhur me këtë Zaev duhet të fitoje dënim të rëndë.

Publikuar: 20.02.2015 | 16:17
Lexuar: 556 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime