E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në disiplinën 60 metra në konkurrencën e 22 vrapueseve nga të gjitha shtetet ballkanike, ka shënuar rezultat 8.05 sek.
Valbona  Selimi, përsëri me rekord personal
Në kampionatin Ballkanik të atletikës në sall “Stambolli 2015”




Valbona Selimi, në kampionatin Ballkanik të atletikës në sall, ka shënuar edhe një rekord personal. Ajo në disiplinën 60 metra në konkurrencën e 22 vrapueseve nga të gjitha shtetet ballkanike, ka shënuar rezultat 8.05 sek, që paraqet rekord personal.

Ajo e ka përmirësuar rekordin e një ditë një dite parë në një miting ndërkombëtar të atletikës në sall, kur shënoi rekord personal në 60 metra 8.06 sek.

Valbona dëshmoi se e meriton bursën olimpike


Vlabona Selimi,është anëtare e klubit të atletikës Studenti të Tetovës ,dhe njëherë edhe studente e Fakultetit të Kulturës Fizike pranë USHT-së, dhe kandidate për Lojërat Olimpike Verore “Rio 2016”.

Trajneri i klubit të atletikës Studenti, prof. Bexhet Toçi me të kuptuar për këto rekorde personale të Valbona Selimit , theksoi se ajo ka kapacitet që të shënon edhe rezultat nën 8 sekonda dhe është i bindur se këtë do ta arrin gjatë këtij sezoni të garave.

Me këto dy rezultate të fundit ajo dëshmoi epitetin e vrapueses më të suksesshme në vrapimet e shkurta.

Publikuar: 22.02.2015 | 18:34
Lexuar: 786 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime