E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Derbi i Athinës degjeneroi në dhunë, për shkak të tifozëve të Panathinaikosit që tentuan të sulmojnë lojtarët e Olimpiacosit duke shkaktuar plot dy ndërprerje gjatë sfidës.
Derbi i Athinës, shesh beteje










Në fund të takimit mbi lojtarët e Olimpiacosit u hodh gjithcka nga tribunat, u goditën dhe me sende të forta, mes të cilëve dhe Pajtim Kasami.

Derbi i Athinës degjeneroi në dhunë, për shkak të tifozëve të Panathinaikosit që tentuan të sulmojnë lojtarët e Olimpiacosit duke shkaktuar plot dy ndërprerje gjatë sfidës.

Në përballjen më të nxehtë të kampionatit grek, që ishte gjithashtu dhe një sfidë për kreun gjithcka mori tatëpjetën në minutën e 78-tën, kur sendet e hedhura nga tifozët vendas goditën Dominguez të Olympiacos.

Gjyqtari ndërpreu për disa minuta lojën, por në fund të takimit mbi lojtarët e Olimpiacosit u hodh gjithcka nga tribunat, aq sa disa prej tyre, u goditën dhe me sende të forta, mes të cilëve dhe Pajtim Kasami.

Pavarësisht se forcat e rendit i shoqëruan lojtarët drejt dhomave të zhveshjes situata nuk u qetësua. Sa i përket sfidës, ajo u mbyll me fitoren e Panathinaikosit me rezultatin 2-1, pas një autogoli të Masukut dhe një finalizimi të Petricit, ndërsa golin e vetëm për ekipin nga Pireu e shënoi Dominguez në të 97-tën. Me këtë fitore Panathinaikos u afrua 3 pikë me Olympiacos në krye, që mban aktualisht dhe vendin e parë në renditje.

Publikuar: 23.02.2015 | 12:20
Lexuar: 481 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime