E shtunë, 15.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas galerisë së artit Asar-i Atika, ankandi, në të cilin do të ekspozohen vepra të periudhës osmane, do të mbahet më 1 mars.
Stamboll, shitet në ankand Kurani 320 vjeçar








Në një ankand që do të mbahet në Stamboll do të ekspozohen vepra nga pallatet osmane, qeramika turke, tavolina klasike nga periudha dhe vende të ndryshme, si dhe shembuj të rrallë të kaligrafisë osmane.

Siç njofton televizioni turk Kurani, i shkruar nga Ibrahim effendi Kemali 320 vjet më parë në stilin kaligrafik nesih, stili më i pranishëm në periudhën osmane, do të shitet në ankand më 1 mars, dhe çmim fillestar është 190,000 lira turke (68.000 euro).

Sipas galerisë së artit Asar-i Atika, ankandi, në të cilin do të ekspozohen vepra të periudhës osmane, do të mbahet më 1 mars.

Në ankand do të prezantohen vepra nga pallatet osmane, qeramika turke, tavolina klasike nga periudha dhe vende të ndryshme, si dhe shembuj të rrallë të kaligrafisë osmane.

Në këtë ankand do të jetë i ekspozuar dhe Kurani, i shkruar 320 vjet më parë. Skajet e faqeve të Kuranit janë të veshura me ar.
Pronari dhe themeluesi i galerisë që organizon ankandin, Can Onen tha se në ankand kryesisht do të ekspozohen vepra të periudhës osmane.

Publikuar: 23.02.2015 | 14:49
Lexuar: 641 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime