E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Fakti se topçinjtë tash janë të gatshëm ta shesin atë, le hapësirë edhe për negociata dhe spanjollët shpresojnë se do të arrijnë te Cesc për një shumë më të vogël.
Arsenali gati ta shesë Cesc për 50 milionë














Arsenali raportohet se është i gatshëm ta shesë kapitenin Cesc Fabregas te Barcelona për 50 milionë funte.

The Sun shkruan se arsenali kishte thënë se Fabregas, 23-vjeçar, nuk është për shitje, kur kishte refuzuar ofertën fillestare të Barcelonës, javën e kaluar. Por burime nga gjiganti spanjoll thotë se Arsenali tash është në gjendje ta shesë lojtarin... nëse Barca dyfishon ofertën.

Fakti se topçinjtë tash janë të gatshëm ta shesin atë, le hapësirë edhe për negociata dhe spanjollët shpresojnë se do të arrijnë te Cesc për një shumë më të vogël.

“Ky është lajmi që Barcelona dëshironte. Ata tash e shohin mundësinë që Arsenali të lëshojë pe dhe janë të vendosur ta sigurojnë lojtarin. Ata shpresojnë të arrijnë marrëveshje për 35 milionë funte”, ka thënë burimi. /Telegrafi/

Publikuar: 07.06.2010 | 00:42
Lexuar: 2984 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime