E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nisman është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij më 18 janar, disa orë para se ai të dëshmonte në Kongresin e Argjentinës kundër presidentes Kristina Fernandez de Kirhner.
Prokurori argjentinas Alberto Nisman është vrarë








Një ekip i pavarur prej mjekëve ligjorë argjentinas dhe ekspertëve juridikë i cili realizoi hetimin zyrtar për vdekjen e Alberto Nisman konfirmoi se prokuori special është vrarë, njoftoi në konferencë për shtyp në Buenos Aires ish bashkëshortja e tij Sandra Arojo Salgado.

Ajo ka thënë se gjetjet përjashtojnë hipotezat e aksidentit ose vetëvrasjes.

Nisman është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij më 18 janar, disa orë para se ai të dëshmonte në Kongresin e Argjentinës kundër presidentes Kristina Fernandez de Kirhner.

Ai ka qenë duke hetuar një sulm terrorist, i cili ka ndodhur më 1994 në një qendër hebreje në Buenos Aires.

Publikuar: 06.03.2015 | 13:17
Lexuar: 522 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime