E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Tre muaj më vonë nga dita e operacionit mjekët thanë se personi i cili kishte humbur penisin për shkak të komplikacioneve gjatë të bërit synet, tashmë kishte penisin e tij të rifituar me të gjithë funksionet.
Transplanti i parë i penisit në Afrikën e Jugut









Pas një operacioni kirurgjikal që zgjati 9 orë, një grup mjekësh të Afrikës së Jugut kanë mundur të kryejnë në mënyrë të suksesshme transplantin e parë të të penisit të një dhuruesi të vdekur tek një djalë i ri 21 vjeç.

Operacioni ishte kryer në dhjetor por u bë publik vetëm sot. Tre muaj më vonë nga dita e operacionit mjekët thanë se personi i cili kishte humbur penisin për shkak të komplikacioneve gjatë të bërit synet, tashmë kishte penisin e tij të rifituar me të gjithë funksionet.

Ky është rasti i parë i suksesshëm i transplantit të një organi gjenital mashkullor. Ekspertët thonë se në Afrikën e Jugut rreth 250 persona humbasin penisin e tyre për shkak të komplikacioneve gjatë të bërit synet, (prerje e lafshës së organit mashkullor).

Tashmë në spitalin e Cape Town janë dhe 9 pacientë të tjerë që do i nënshtrohen transplantit të organit gjenital.

/oranews.tv/

Publikuar: 14.03.2015 | 15:23
Lexuar: 699 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime