E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shpesh spërkaten me pesticide, prandaj është e nevojshme të blihen organikë, ose edhe më mirë, t’i kultivoni vetë.
10 arsye për konsumimin e kastravecëve
Kastravecët janë perimet e katërta më të kultivuara në botë dhe një nga perimet më të mira për shëndetin e përgjithshëm të organizmit tuaj. Për ta shpesh flitet si për “superushqim”.

Shpesh spërkaten me pesticide, prandaj është e nevojshme të blihen organikë, ose edhe më mirë, t’i kultivoni vetë.

Naturalnews.com sjell 10 përparësitë e kastravecëve:

1. Janë burim i pasur i vitaminës B. Shtyni për me vonë lëngjet dhe filxhanin me kafe dhe hani një copë kastravec.

2. Hidratojnë trupin dhe japin dozën ditore të vitaminës C. Kastravecët kanë 95 për qind ujë, çka do të thotë që hidratojnë trupin dhe ndihmojnë gjatë largimit të toksinave të tepërta.

3. Lëkura dhe flokët po ashtu përparojnë për shkak të kastravecit. Ndihmojnë në rritjen e flokëve, ndërsa po ashtu kanë efekt kundërinflamator në lëkurë.

4. Disa përbërës të kastravecit veprojnë ashtu që mund të luftojnë kundër llojeve të ndryshme të kancerit, siç është kanceri i gjirit, vezorëve ose i prostatës.

5. Kastravecët janë të mirë edhe për pastrimin në shtëpi – kështu për shembull largojnë turbullirën apo mjegullimin nga pasqyra.

6. Largojnë kundërmimin e pakëndshëm të gojës.

7. Shërojnë dhimbjen e kokës nga mamurllëku.

8. Ndihmojnë gjatë humbjes së peshës së tepërt trupore dhe ndihmojnë tretjen.

9. Shërojnë diabetin, reduktojnë kolesterolin dhe kontrollojnë tensionin e gjakut.

10. Lehtësojnë dhimbjet që shkakton artriti.


Publikuar: 15.03.2015 | 21:06
Lexuar: 768 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime