E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në vend të këngës "Diell", të kompozitorit Aldo Shllaku, Elhaida Dani në Vjenë do të shkojë me "I’m Alive".
Publikohet kënga që do ta përfaqësojë Shqipërinë në “Eurosong” (video)

Elhaida Dani, ka publikuar këngën me të cilën do të përfaqësojë Shqipërinë në "Eurovision" të kompozuar nga dyshja nga Kosova të njohur si "Zzap and Chriss".

Bashkë me këngën ajo ka publikuar edhe videoklipin e "I’m Alive".

Tre muaj para se të mbahet Festivali Evropian i Këngës, Shqipëria ka ndërruar këngën me të cilën duhej të konkurronte në edicionin e 60-të, të Eurovizionit, raporton Koha.net.

Në vend të këngës "Diell", të kompozitorit Aldo Shllaku, Elhaida Dani në Vjenë do të shkojë me "I’m Alive".

Dani ka shfrytëzuar rrjetin social "Facebook" për të ftuar fansat e saj që të dëgjojnë këngën e re.

"Pas më pak se një muaj që filluam punën për një këngë të re, sot kemi një këngë për të cilën kam punuar me shumë dashuri, me tekst në anglisht dhe në shqip dhe së shpejti edhe në italisht. Dhe një video e punuar nga ‘Provideo’ me një fabulë që për mua është shumë e rëndësishme. Në një kohë rekord si kjo, kam dhënë më të mirën time dhe uroj shumë të shpërblej të gjithë ju për besimin që më dhuruat", ka shkruar Dani në profilin zyrtar në "Facebook".

Publikuar: 16.03.2015 | 11:34
Lexuar: 700 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime