E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas ministrit Bushati, “Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor ka rëndësi strategjike për BE-në sepse kështu ajo siguron Jug-Lindjen e saj, ku po ndërtohen rrugë të rëndësishme energjitike.
Bushati: Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor, rëndësi strategjike për BE-në


Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati në aktivitetin me temë "Jugu i Evropës si Treg i Përbashkët"

-Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati u shpreh në fjalën e tij në aktivitetin me temë "Jugu i Evropës si Treg i Përbashkët", se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor ka rëndësi strategjike për BE-në.

Ministri Bushti evidentoi rëndësinë ekonomike që ka rajoni me ndërtimin e arterieve energjitike që do të përmirësojnë edhe më tej sigurinë e BE-së, duke garantuar kësisoj diversifikimin e furnizuesve dhe korridoreve të energjisë.

“Zhvillimi ekonomik i pabarabartë, përforcon idenë e rritjes së hendekut ekonomik midis vendeve brenda dhe atyre jashtë BE-së dhe për aq kohë sa ky hendek do të vijojë të thellohet, rajoni i Evropës-Juglindore nuk do mund të quhet rajon”, tha ndër të tjera Ministri Bushati.

Sipas ministrit Bushati, “Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor ka rëndësi strategjike për BE-në sepse kështu ajo siguron Jug-Lindjen e saj, ku po ndërtohen rrugë të rëndësishme energjitike.

Ka gjithashtu rëndësi ekonomike sepse këto arterie energjitike do ta përmirësojnë edhe më tej sigurinë e BE-së, duke garantuar kësisoj diversifikimin e furnizuesve dhe korridoreve të energjisë”.

[caption id="attachment_237155" align="alignright" width="300"] Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati në aktivitetin me temë "Jugu i Evropës si Treg i Përbashkët"[/caption]

Mos të harrojmë, theksoi Bushati se, “BE-ja e ka gjenezën e saj në një bashkësi energjitike. Sot ajo është importuesi më i madh në botë i energjisë, me një kosto prej 400 miliard euro/vit. Tregu i përbashkët i energjisë është ende i papërfunduar, ndërsa tregje si ato të Europës Jug-Lindore vuajnë ende nga mungesa e ndërlidhjes”.

“Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe bashkëpunimi rajonal mund të kenë sukses vetëm nëse ne shndërrohemi në një rajon të vërtetë nga pikëpamja politike, ekonomike dhe e sigurisë. Konferenca e Berlinit dhe iniciativa të tjera rajonale si Procesi i Bashëpunimit i Europës Jug-Lindore (SEECP) nxisin bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e mira të fqinjësisë mes vendeve tona duke synuar përmirësimin e ndërlidhjes në fusha të ndryshme si: infrastruktura, energjia, turizmi dhe klima e biznesit. Këtë vit, Procesi i Berlinit do të kurorëzohet me një tjetër Konferencë, në Vjenë në gusht 2015. Në këtë kontekst, Shqipëria është aktive në koordinimin e përzgjedhjes së projekteve që do të prezantohen pranë Komisionit Europian dhe vendet anëtare për mbështetje”, tha Bushati.

[caption id="attachment_237158" align="alignleft" width="300"] Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati në aktivitetin me temë "Jugu i Evropës si Treg i Përbashkët"[/caption]

Sipas ministrit Bushati, “kriza në Ukrainë dhe rëndësia e rrugëve të sigurta të energjisë për ekonominë e BE-së nxjerrin në pah rëndësinë e projekteve strategjike energjitike si Gazsjellësi Trans-Adriatik (TAP) dhe degëzimi i tij Adriatiko-Jonian (IAP). Këto dy gazsjellës janë në linjë me Strategjinë e Sigurisë Energjitike të BE-së dhe do të luajnë rol të rëndësishëm jo vetëm në efikasitetin e energjisë dhe diversifikimin e burimeve energjitike, por edhe në krijimin e një tregu të integruar rajonal që funksionon sipas rregullave dhe standarteve të BE-së”.

“Sigurimi i furnizimit me energji dhe zhvillimi i ekonomisë së rajonit, varet gjithnjë e më shumë nga zhvillimi i rrjeteve energjitike dhe infrastrukturës rajonale. Është e rëndësishme që rajoni ynë, me një të kaluar të larmishme në konflikte, të vijojë rrugën drejt përparimit duke bërë që edhe interesat e aktorëve të tretë në rajon të jenë plotësuese, jo konkurruese dhe jo përjashtuese”, theksoi Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati (ATSH)

Publikuar: 16.03.2015 | 12:34
Lexuar: 496 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime