E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të katërshes së Vishegradit (B4), Sllovakia, Çekia, Hungaria dhe Polonia sot në Bratisllavë, me shefin gjerman të diplomacisë do të debatojnë për koordinim të mundshëm të aktiviteteve të tyre për përkrahje në reformat e Ukrainës, lajmëroi korrenspondenti i MIA-s nga Praga.
Mbledhje e grupit të Vishegradit dhe Gjermanisë për përkrahje të Ukrainës
Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të katërshes së Vishegradit (B4), Sllovakia, Çekia, Hungaria dhe Polonia sot në Bratisllavë, me shefin gjerman të diplomacisë do të debatojnë për koordinim të mundshëm të aktiviteteve të tyre për përkrahje në reformat e Ukrainës, lajmëroi korrenspondenti i MIA-s nga Praga.

Kohë më parë, ministri slloven i Punëve të Jashtme Mirosllav Lajçak, deklaroi se në pozitën e kordinuesit për ndihmë të Ukrainës me reformat duhet të përfshihet edhe Bashkimi Evropian (BE). Për shembull, reformat kushtetuese në këtë vend lindor evropian, ai i konsideron si një nga pikat e marrëveshjeve paqësore mes Kievit dhe separatistëve pro-rusë nga mesi i muajit shkurt.

Me krizën ukrainase javën e kaluar janë marë qeveritarët e 28-të vendeve-anëtare të BE-së të cilët në Samit sollën vendim se sanksionet ekonomike kundër Rusisë duhet të miratohen me plotësimin e marrëveshjeve paqësore.

Publikuar: 23.03.2015 | 12:54
Lexuar: 425 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime