E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nëse unë do të isha pjesë e Realit, padyshim që Casillas do të ishte idhulli im. Ai është një shembull për të gjithë madrilenet".
Gerard Pique del në mbrojtje të Iker Casillas
Rreth polemikave në kampin madrilen, mendon një katalanas që të ulë disi gjakrat pas humbjes së "Los Blancos" në El Clasico.

Gerard Pique del në mbrojtje të Iker Casillas që nga një pjesë e tifozerisë konsiderohet fajtor në rastin e golit të dytë. "Për shumë vite ka qenë portieri më i mirë në botë.

Nëse unë do të isha pjesë e Realit, padyshim që Casillas do të ishte idhulli im. Ai është një shembull për të gjithë madrilenet".

Fjali në mbështetje të shokut të kombëtares sepse Pique dhe Casillas janë kampionë bote me fanellën La Roja.

Gjithsesi, shtatlarti katalanas preferon të bëjë një tjetër koment rreth El Clasicos.

"Këto ndeshje janë të paparashikueshme. Ne arritëm të ruanim qetësinë dhe kontrolluam lojën në pjesën më të madhe duke marrë tre pikë me shumë rëndësi. Unë ndihem mirë në këtë skuadër".

Por a e shikon Pique veten një ditë me fanellën e Realit të Madridit? "Kurrë mos thuaj kurrë por unë nuk besoj se mund të luaj ndonjëherë për Realin pasi jam shumë i lidhur me Barcelonën".

Publikuar: 25.03.2015 | 16:53
Lexuar: 461 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime