E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nutricistja Kathy Smart nga Ottawa ka publikuar një listë të ushqimeve që duhet ngrënë për të shmangur dhembjen e shkaktuar nga menstruacionet,
Ushqimet e rekomanduara për të luftuar dhembjet menstruale
Shumica e femrave, të paktën 40 – 70 për qind, kanë pasur eksperiencë me dhembje të shkaktuara nga menstruacionet. Shpina, gjoksi dhe barku janë pjesët me më së shumti dhembje.

Nëse jeni duke kërkuar mënyra për të shmangur ilaçet, ngrënia e ushqimit të shëndetshëm është një prej tyre.

Nutricistja Kathy Smart nga Ottawa ka publikuar një listë të ushqimeve që duhet ngrënë për të shmangur dhembjen e shkaktuar nga menstruacionet,

Farat susam

Nutricistja thotë se farat susam kanë kalcium dhe mund t’i japin shije të mirë ushqimeve.

Majdanoz

Majdanozi jo vetëm që ka minerale dhe vitaminën C, por kur përdoret në qaj, mund të jetë shumë efikas në relaksimin e trupit.

Selino

Nëse hani selino mund të ndihmojë në luftimin e dhimbjeve gjatë kohës së menstruacioneve.

Peshku salmon

Peshku salmon ka vitamina të shumta dhe ndikon në luftimin e inflamacionit.

Farat Sacha Inchi

Farat Sacha Inchi, që mund të gjenden në Amazonë, është e pasur me vitaminë Omega – 3.

Çokollata e zezë

Nëse jeni adhuruese e çokollatës, sigurohuni që ajo të ketë të paktën 70 për qind kakao. Kjo ndihmon në relaksimin e muskujve.

Uji

Dihet që lëngjet janë esenciale për trupin e njeriut kur ka shtrëngime. Rekomandohet që të pihen dy deri tri litra ujë gjatë periudhës së menstruacioneve.

Çaji

Çaji është një mundësi e lehtë për të zëvendësuar mallin tuaj për kafeinën. Çaji i gjelbër rekomandohet për të larguar dhimbjet e barkut.

Publikuar: 25.03.2015 | 20:30
Lexuar: 529 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime