E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Një gjimnaziste nga New Mexico i tregoi presidentit se si algat mund të përdoren për të prodhuar një infrastrukturë energjie të qendrueshme me kosto të ulët.
Zgjerimi i arsimimit në shkencë
Presidenti amerikan Barack Obama ka premtuar gati 250 milion dollarë për të mbështetur studimet në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë, grup fushash ky i njohur shkurtimisht si STEM.

Në panairin e shkencës në Shtepinë e Bardhë të hënën, presidenti theksoi rendësinë e përpjekjeve të sektorit privat për të nxitur më shumë nxënës që të ndjekin studimet shkencore.

Presidenti pa nga afër panairin e shpërndarë në disa dhoma dhe u ndal për të diskutuar projektet me nxënësit. Një grup vajzash të vogla i treguan presidentit një shfletues librash me bateri që ndihmon njerëzit e paralizuar ose ata që vuajnë nga artriti.

Një gjimnaziste nga New Mexico i tregoi presidentit se si algat mund të përdoren për të prodhuar një infrastrukturë energjie të qendrueshme me kosto të ulët.

“Janë disa reaksione zinxhir që demostrojnë përftimin e energjisë, dhe kjo bëhet duke eleminuar hapin më të kushtueshëm energjitikë të procesit”, thotë gjimnazistja.

Presidenti u tha të pranishmëve se novatorët e rinj kanë gjëra për të na mësuar ne.

“Këta shkencëtarë dhe inxhinierë të rinj na mësojnë ne pëtej temave specifike që po eksplorojnë. Ata na mësojnë se si të shtrojmë pyetje përballë supëzimeve dhe si mund t’i përmirësojmë gjërat. Ata na kujtojnë se gjithmonë ka më shumë gjëra për të mësuar dhe asnjëherë nuk është herët apo vonë për të zbuluar diçka të re.”

Mëse 100 nxënës nga 30 shtete amerikane që përfaqësojnë më shumë se 40 organizata dhe olimpiada, morën pjesë në panairin e këtij viti.

Presidenti Obama i inkurajoi ata të vazhdojnë përpjekjet e tyre novatore. Por ai tha se Shtetet e Bashkuara duhet të nxisin më shumë të rinj drejt arsimit shkencor.

“Pesë vjet më parë filluam fushatën “Arsimim për Novacione” për të ndihmuar më shumë nxënës për të eksploruar shkencën, teknologjinë, inxhinierinë dhe matematikën.

Kam kënaqësinë të njoftoj kontributin prej 240 milion dollarësh nga biznese, shkolla dhe fondacione në mbarë vendin për të ndihmuar fëmijët të mësojnë në këto katër fusha.”

Presidenti Obama tha se asnjë i ri nuk duhet të humbasë këtë mundësi për të shkëlqyer në shkencë, megjithë mungesën e fondeve.

Ai tha se me premtimet e reja për fonde, universitetet dhe korporatat kanë angazhuar deri në 1 miliard dollarë për të ndihmuar në zgjerimin e arsimimit të avancuar në shkencë dhe teknologji në SHBA.

Marrë nga: VOA

Publikuar: 26.03.2015 | 12:24
Lexuar: 1053 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime