E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në një deklaratë për shtyp të revistës, redaktorët e saj shprehen se në listë janë përfshirë liderë pa ndonjë përcaktim formal apo zyrtarë të zgjedhur të qeverisë.
Tim Kuk udhëheq listën e 50 liderave të 2015
Drejtori i Përgjithshëm i Kompanisë Aple kryeson listën me 50 emrat e liderave më të suksesshëm të 2015, një klasifikim ky i revistës “Fortune”.

Në një deklaratë për shtyp të revistës, redaktorët e saj shprehen se në listë janë përfshirë liderë pa ndonjë përcaktim formal apo zyrtarë të zgjedhur të qeverisë. Aty janë të panishëm drejtues të ndryshëm, krerë organizatash joqeveritare, klerikë, trajnerë, atletë, artistë, të gjithë liderë në fushat e tyre.

Vitin e kaluar Kuk u radhit i 33 në listën vjetore të revistës, ndërkohë që nga 2014 të kualifikuar sërish në listën e 2015 janë Papa Françesku, i cili ka zbritur në vendin e katërt, nga vendi i parë që mbante vitin e kaluar.

Kreu i Starbuks, Howard Schultz ka rënë në vendin e 17, kurse themeluesi i Amazon.com, Jeff Bezos është radhitur i 27. Redaktorët thonë se në listë nuk janë përfshirë vetëm njerëz brilantë, të admiruar apo të superfuqishëm, por edhe persona që me vizionin e tyre kanë shkaktuar reagime pozitive në shoqëri.

Në pesëshen më të mirë, pas Tim Kuk, radhiten: Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane Mario Draghi, Presidenti kinez Xi Jinping, Papa Françesku dhe Kryeministri i Indisë Narendra Modi. Kurse këngëtarja Taylor Swift është artistja e radhitur në vendin e gjashtë.

Publikuar: 27.03.2015 | 13:32
Lexuar: 568 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime