E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Tashmë që po afron dhe sezoni turistik, shkrime të këtij lloji janë një investim i fuqishëm për promocionin e turizmit në Shqipëri.
L’Express: Shqipëria

Revista franceze L'Express, në një shrim të vetin e cilëson Shqipërinë si 'Perlë e re e Ballkanit' duke e klasifikuar në 15 destinacionet kryesore për vitin 2015.

Lidhur me këtë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook" shkruan se një tjetër lajm i mirë vjen për turizmin shqiptar përpara sezonit.

Në shkrimin e revistës franceze “L’Express, të shoqëruar nga një pamje e Qeparoit, Shqipëria renditet si destinacioni i tretë turistik dhe cilësohet si një vend me plazhet e bukura si në Greqi, liqenet dhe malet, si në Zvicër, fshatra të gdhendur në Listën e Trashëgimisë Botërore nga UNESCO, një histori e kombinuar për 2500 vite me kulturën Romake dhe kulturën bizantine.

Sipas revistës, 362 km e bregdetit shqiptar përfundojnë me Korfuzin në jug dhe janë përballë brigjeve të Puglias, në anën tjetër të Adriatikut.

Ndërkohë, ATSH-ja, publikon sot se tre gazetat më të mëdha në Suedi, "Dagens Nyheter", me një tirazh prej 900 000 kopjesh, "Sydsvenska Dagbladet" me 300 000 dhe "Helsingborgs Dagblad" me 200 000 kopje, kanë botuar artikullin e gazetares Lind mbi turizmin shqiptar dhe potencialin në të ardhmen, duke i treguar publikut suedez se Shqipëria ka bere përpjekje serioze për të krijuar një klimë te re për turizmin dhe impaktin e tij në ekonominë shqiptare.

Po kështu, artikujt kanë vlerësuar përpjekjen e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit për të realizuar në një kohë të shkurtër disa programe dhe iniciativa të rëndësishme për publikun, siç është ajo e hapjes së ishullit të Sazanit për publikun në modelin e një Parku Kombëtar.

Tashmë që po afron dhe sezoni turistik, shkrime të këtij lloji janë një investim i fuqishëm për promocionin e turizmit në Shqipëri.

Skandinavët, ku futen dhe suedezët, i kanë me zell pushimet në Mesdhe. Por, vitet e fundit, Shqipëria po bëhet shumë e preferuar për ta. Tregues për këtë është Saranda, ku shumë shtetas norvegjezë dhe suedezë kanë blerë apartamente dhe zgjedhin bregdetin e jugut për të pushuar gjatë verës.

Publikuar: 02.04.2015 | 12:52
Lexuar: 1180 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime