E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Një vit, nuk e kishim kuptuar se pasaporta e vajzës sonë 9-vjeçare kishte skaduar.
Çfarë mund t’i mësojë Kanadaja botës për mirësinë?
Çdo vit, familja ime aplikon ritualin e mrekullueshëm amerikan: udhëtimin me makinë. Dhe ne drejtohemi gjithnjë në veri. Kanadaja mund të jetë destinacioni më ekzotik, por ndonjëherë ekzotikja është e ekzagjeruar. Kanadaja na josh me familjaritetin, motin e freskët dhe më së shumti me mirësinë.

Ne ndeshemi çdo herë me mirësinë kanadeze sa mbërrijmë në doganë. Rojet amerikane të kufirit janë shumë seriozë, por sapo kalon në anën tjetër, rojet kanadeze janë shumë të sjellshëm edhe nëse të kapin me ndonjë shishe verë kontrabandë.

Një vit, nuk e kishim kuptuar se pasaporta e vajzës sonë 9-vjeçare kishte skaduar. Ata, me mirësi na lanë të hyjmë. Mirësia vazhdon gjatë gjithë udhëtimit me kamerierët e sjellshëm, menaxherët mikpritës të hotelit dhe të huajt e mirë.

Mirësia kanadeze është e pastër, ndryshe nga tonet e ulëta agresive-pasive që gjenden në mirësinë amerikane. Kanadaja është një shembull shumë i mirë për të gjithë pjesën tjetër të botës. Franca, Rusia dhe Britania e Madhe janë në majën e listës së shteteve të pasjellshme.

Studiuesit ende kanë obligimin të analizojnë mirësinë kanadeze në mënyrë empirike, por studimet e deritanishme kanë zbuluar se kanadezët përdorin më shumë fjalë të sjellshme në përpjekje për të mos ofenduar të tjerët. Ata gjithashtu kërkojnë ndjesë për çdo gjë kujtdo.

“I kam kërkuar falje një peme kur u përplasa padashur me të”, – tregoi Michael Valpy, një gazetar dhe shkrimtar, duke thënë se edhe vendasit e tjerë bëjnë të njëjtën gjë.

Trafiku në Toronto dhe Montreal mund të jetë tepër i ngarkuar, por pothuajse asnjëherë nuk dëgjon një bori, edhe në radhët më të gjata, tregon Jeffrey Dvorkin, një profesor kanadez gazetarie në Universitetin e Torontos. Rënia e borisë konsiderohet e panevojshme. Dhe përqindja e vrasjeve në Kanada është e ulët, pasi normalisht cilësohet si një sjellje shumë e keqe.

Shtypi kanadez është i mbushur me shembuj të mirësisë. Për shembull, një gazetë vendase raportoi se në Edmonton, një student juridiku, Derek Murray, la dritat e makinës ndezur gjithë ditën. Kur u kthye në makinë, zbuloi se bateria ishte shkarkuar, por në fshirësen e xhamit gjeti një shënim. “Vura re se kishe lënë dritat ndezur. Bateria me shumë gjasa do t’ju shkarkohet dhe makina nuk do t’ju ndizet. Lashë një kordon blu të lidhur me një karikues baterie përmes gardhit”. Letra vazhdonte të shpjegonte se si mund të kryhej procedura.

Në Ontario, një hajdut riktheu mallin e vjedhur bashkë me 50 dollarë dhe një letër ku kërkonte falje. “Nuk mund ta them me fjalë sesa keq më vjen”, shpjegonte hajduti. “Ju lutemi gjeni vend në zemrat tuaja për të falur të huajin që ju dëmtoi”.

Kanadezët nuk janë vetëm të sjellshëm, ata janë të guximshëm, por edhe modestë për aktet heroike që kryejnë. Kur një person i armatosur sulmoi ndërtesën e Parlamentit kanadez në tetor 2014, Kevin Vickers, roje e gardës kanadeze, u përgjigj shpejt dhe me gjakftohtësi duke e qëlluar atë me armën që mbante në zyrë. Kur Vickers u lëvdua shumë prej medias kanadeze, ishte përulësia e tij ajo që mori lëvdata, jo akti që kreu.

Çfarë e shpjegon këtë përulësi dhe mirësjellje të vendasve? Taras Grescoe, një shkrimtar me bazë në Montreal, beson se mirësia kanadeze ka lindur si një nevojë.

“Ne jemi një grup i vogël njerëzish të shpërndarë në territorin e dytë më të madh kombëtar në botë”, – tha ai. “Ne e kemi ditur gjithnjë këtë, në mënyrë që të mbijetojmë na është dashur të kujdesemi për tjetrin. Qoftë për zonjën e moshuar në rrugë, ashtu edhe për adoleshentin në stacionin e autobusit që harroi të vishte një shall në temperaturën minus pesë gradë Celsius”.

Një tjetër shpjegim për mirësinë kanadeze buron nga ‘teoria e copëzave’. E nxjerrë së pari prej akademikut amerikan Louis Hartz, teoria deklaron se shoqëritë koloniale si SHBA dhe Kanada filluan si ‘fragmente’ të kombeve europiane nga të cilat po ia mbathnin.

Këto kombe të reja mbetën të ngrira në kohë. Kështu Kanadaja mbeti disi konservative me një natyrë më tepër të sjellshme sesa idetë që përqafuan etërit themelues të SHBA-së.

Jo të gjithë besojnë se kjo është një gjë e mirë. Valpy e sheh mirësinë kanadeze si një mekanizëm mbrojtje, një gjë që buron nga inferioriteti dhe dijenia se jo gjithnjë jemi perfekt.

Gjithashtu, në vendin e mirësisë, problemet ndonjëherë kalohen sepse kushdo është tepër i sjellshëm për të thënë diçka. Manjushree Thapa, një shkrimtare që së fundmi u zhvendos nga Nepali në Kanada, kujton kur shkoi për të parë një film në kinema. Llamba e projektorit filloi të digjej ngadalë, teksa ekrani bëhej gjithnjë e më i zi dhe i padukshëm askush nuk foli asnjë fjalë. “Ndonjëherë mirësia mund t’ia mbyllë gojën njerëzve këtu”, – tha ajo.

Jeta në vetvete mund të jetë e ashpër, por përse të mos mbulohen problemet e përditshme me një shkëlqim mirësie dhe përulësie? Të qenët i sjellshëm është një mënyrë e mirë për të nderuar të tjerët, sidomos të huajt. Bota do të ishte një vend më i mirë nëse ne të gjithë do të ishim nga pak kanadezë.

Fatmirësisht, mirësia e kanadezëve është ‘ngjitëse’. Në migrimin tim vjetor në veri, e gjeta veten duke ngadalësuar shpejtësinë, duke thënë ‘faleminderit’ dhe ‘të lutem’ më shpesh se sa zakonisht. Nëse e kaloj masën e të qenët shumë i sjellshëm dhe kthehem në shumë i brishtë, e vetmja gjë që mund të bëj është të kërkoj përsëri falje.

I.D

Burimi: BBC.

Publikuar: 02.04.2015 | 17:18
Lexuar: 1063 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime