E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Reshjet do të vazhdojnë edhe të hënën.
Të dielën shi dhe dëborë


Në Maqedoni nesër pritet mot stabil, i thatë dhe më i ngrohtë. Të dielën dhe të hënën nën ndikim të valës së lagësht nga Mesdheu do të mbisundojë mot me vranësira me reshje të përkohshme të shiut, në pjesët malore me dëborë, ndërsa në disa vende më të larta reshje të shiut dhe dëborës, kumtoi DPHM.

Veçanërisht reshje të rrëmbyeshme priten në pjesët perëndimore dhe jugore të vendit ku në shumë vende do të bien mbi 30l/m2.

Reshjet do të vazhdojnë edhe të hënën.

Nga gjysma e dytë e javës së ardhshme pritet stabilizim dhe ngrohje e motit.

Sipas agrometeorologëve, kushtet e motit edhe në periudhën e ardhshme nuk ofrojnë asgjë pozitive për prodhimtarinë bujqësore. Vegjetacioni vonon, zhvillimi i familjeve të bletëve është ngadalësuar, ndërsa mbjellja pranverore ende nuk ka filluar në të gjitha vendet. Koha kalon, por janë të vogla shanset të ndërmerren masa adekuate për realizimin e mbjelljeve.

Publikuar: 03.04.2015 | 13:43
Lexuar: 611 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime