E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Maturantët, ndërkaq, duhet të japin provimin e maturës i cili është kusht për të vazhduar shkollimin e lartë. Regjistrimi i parë në fakultete është në gusht.
Nxënësit filloristë dhe të shkollave të mesme në pushim veror











Për rreth 320 mijë nxënës, prej të cilëve 225 mijë të shkollave fillore dhe 95 mijë të shkollave të mesme, sot përfundon viti shkollor 2009/2010.

Semimaturantëve iu paraprin regjistrimi në shkolla të mesme. Afati i parë i regjistrimit (i qershorit) është më 17 dhe 18 qershor.

Maturantët, ndërkaq, duhet të japin provimin e maturës i cili është kusht për të vazhduar shkollimin e lartë. Regjistrimi i parë në fakultete është në gusht.

Risi në vitin shkollor 2009/2010 ishte projekti libra pa para. Në vitin shkollor 2010/2011 do të përfshihen Etika - si lëndë e detryrueshme në klasën e gjashtë dhe lënda zgjedhore Etika e relegjioneve apo Kultura e civilizimeve në klasën e pestë.

Për studentët të cilët do të regjistrohen në vitin e parë, shuma për vetëfinancim është zvogëluar. Deri më tani, shuma më e madhe prej 1.200 eurove do të jetë 400 euro.

Publikuar: 10.06.2010 | 15:58
Lexuar: 2479 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime