E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në muajin dhjetor në SHBA pa punë kanë mbetur 524.000 persona, që ka sjellë deri në rritjen e shkallës së papunësisë në nivelin më të lartë në 16 vitet e fundit, thuhet sot në raportin më të ri të Qeverisë amerikane, që sjell përfundimin se recesioni është duke u thelluar.
Në dhjetor 524.000 persona të papunë në SHBA




Ministria e Punës shpalli se shkalla e papunësisë në SHBA në muajin dhjetor është rritur në 7,2 për qind, që është niveli më i lartë prej muajit janar të vitit 1993, ndërsa për krahasim kjo shkallë në muajin nëntor ishte 6,8 për qind, transmetuan mediat amerikane.

Analistët prisnin që numri i personave të papunë në SHBA muajin e kaluar të rritej për 550.000 persona. Të dhënat e rishqyrtuara tregojnë se në muajin nëntor pa punë kanë mbetur 584.000 persona, kurse në muajin tetor 423.000, që është më shumë se të dhënat paraprake, kështu që për katër muaj, së bashku me dhjetorin, pa punë mbetën gjithsej 1,9 milionë amerikanë.

Humbja e vendeve të punës në muajin e kalaur është më i madh në sektorin e shërbimeve dhe arrinë numrin 273.000.

Në vitin 2008 janë larguar nga puna gjithsej 2,6 milionë persona në SHBA, që është numri më i madh nga viti 1945 që ishte 2.750 milionë persona. s

Publikuar: 09.01.2009 | 23:47
Lexuar: 1162 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime