E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Duket se do të na duhet të presim deri në gjeneratën e ardhshme për të parë nën kapak të tij motorin e ri 5.5-litërsh bi-turbo V8 me 544 KF dhe 800 Nm.
Ridizajnohet Mercedes ML63 AMG
















Automjeti më i fuqishëm SUV i Mercedesit, ai ML63 AMG, ka pësuar disa ndryshime të lehta vizuale për modelin e vitit 2011.

Ndryshimet kanë të bëjnë me kapakun e ridizajnuar të motorit, si dhe kompletin e errësuar të dritave të përparme. Nga pjesa e pasme dritat janë përpunuar nga plastika transparente si dhe për ndriçim ato përdorin teknologjinë LED. Dhe kjo është e gjitha. Mercedesi nuk ka bërë asnjë ndryshim në enterier dhe mekanikë, sigurisht duke i mbetur besnik asaj thënies së moçme “s’ke pse e ndërron atë që është e hairit”.

Nën kapak ende gjendet motori 6.2 litërsh atmosferik V8 me 510 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 630 Nm, e në vend të vet është e marshi automatik prej shtatë shpejtësish Speedshift nga AMG i cili transmeton fuqinë në të katër boshtet. Përshpejtimi deri në 100 kilometra në orë edhe më tutje mbetet pesë sekonda, derisa shpejtësia maksimale, sikur edhe deri tani, është kufizuar në 250 km/h.
Mercedes ML63 AMG

Duket se do të na duhet të presim deri në gjeneratën e ardhshme për të parë nën kapak të tij motorin e ri 5.5-litërsh bi-turbo V8 me 544 KF dhe 800 Nm.

I ridizajnuari ML63 AMG në Gjermani tanimë mund të porositet me çmim prej 105.077 eurosh. (Telegrafi)
Mercedes ML63

Publikuar: 10.06.2010 | 05:05
Lexuar: 1675 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime