E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Haagen-Dazs dhe The School of Life i pyeti rreth 200,000 të rritur rreth marrëdhënieve, dhe zbuloi se më shumë se gjysma e meshkujve thanë se kanë dashuruar më shumë se një femër gjatë jetës së tyre.
Meshkujt dashurohen disa herë më shumë se femrat
Rreth gjysma e femrave bien në dashuri vetëm një herë, sipas një sondazhi të ri botëror.

Meshkujt bien në dashuri disa herë më shumë gjatë jetës së tyre se femrat, sipas një sondazhi të ri.

Haagen-Dazs dhe The School of Life i pyeti rreth 200,000 të rritur rreth marrëdhënieve, dhe zbuloi se më shumë se gjysma e meshkujve thanë se kanë dashuruar më shumë se një femër gjatë jetës së tyre.

Për femrat, doli të ishte e kundërta, me vetëm 45% prej tyre që thanë se kanë dashuruar më shumë se një mashkull,

Në anën tjetër, pjesëmarrëset e tjera femra, rreth 47% prej tyre, thanë se kanë dashuruar vetëm një herë gjatë jetës së tyre; me 39% prej meshkujve që deklaruan të njëjtën gjë.

5% e të dyja gjinive thanë se nuk kanë rënë në dashuri asnjëherë, por shumica prej tyre ishin të moshës nën 24 vjeçare dhe thanë se besojnë që do të bien në dashuri në të ardhmen.

Më shumë se gjysma e të gjithë pjesëmarrësve thanë se besojnë në dashuri të vërtetë, por shumica prej tyre nuk besojnë se do ta gjejnë dashurinë e tyre në Facebook,

Vetëm 3% prej tyre thonë se marrëdhënia fillon me një akt seksual, të tjerët thonë se marrëdhënia fillon kur të njoftohesh me familjen e tyre, ndërsa rreth 20% prej tyre thonë se fjala “të dua” është një tregues i qartë për këtë.

Ky studim del të jetë më ndryshe nga studimet e mëhershme.

Publikuar: 11.04.2015 | 21:33
Lexuar: 539 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime