E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas versionit të policisë, imami i një xhamie të Tetovës, po kryente rite fetare në tempullin fetar në rrugën 172 në Tetovë, dhe se ai për çdo ditë po mbante mësim me fëmijë të moshave të mitura. Sipas rrëfimit, ai për çdo ditë urdhëronte pas mësimit që fëmijët e tjerë të ikin në shtëpi, ndërsa 12 vjeçaren e urdhëronte të ngelej me të në klasë.
Tetovë: Hoxha akuzohet për abuzim me 12 vjeçaren

















Një hoxhë në Tetovë është akuzuar për abuzim me fëmijë të mitur dhe se ai gjendet në paraburgim. Lajmi bëhet i ditur nga Prokuroria e Tetovës, duke theksuar se rasti është paraqitur nga familja e një 12 vjeçareje, e cila kishte treguar se hoxha po abuzonte me të.

Sipas versionit të policisë, imami i një xhamie të Tetovës, po kryente rite fetare në tempullin fetar në rrugën 172 në Tetovë, dhe se ai për çdo ditë po mbante mësim me fëmijë të moshave të mitura. Sipas rrëfimit, ai për çdo ditë urdhëronte pas mësimit që fëmijët e tjerë të ikin në shtëpi, ndërsa 12 vjeçaren e urdhëronte të ngelej me të në klasë.

Siç bëhet e ditur nga burime të thirrura në prokurorinë, hoxha kishte mbyllur derën e klasës si dhe kishte kapur për duar vajzën, duke e puthur. Në një moment ajo ka bërtitur dhe ka arritur që ti ikë nga duart hoxhës. Menjëherë pasi që ka rrëfyer fëmija në shtëpi, prindi i saj ka lajmëruar rastin në SPB të Tetovës. Hoxha është thirr në bisedë informative dhe se menjëherë ndaj tij është shqiptuar masa e paraburgimit.

Publikuar: 12.06.2010 | 01:32
Lexuar: 2222 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet
hotla_madhe@live.com (13/06/2010 02:04:49) a hoxh bre nuk te paska hec hiq ...shnosh, kshir naj tjeter ne burg nese mundesh me gjet ...se perndryshe ne xhami nuk po ta don,,,,:D
teenager (13/06/2010 03:47:34) E gjitha kjo eshte nje montim, nuk eshte e vertete kjo ngjarje. Vetem nje gje e vertet eshte ketu: maqedonasit bejne c'te jete e mundur qe ti "zhdukin" shqipetaret e Maqedonise. Pse? Ky hoxhe ka qene shok te ngusht me nje hoxhe tjeter qe u vra nga policia maqedonase, dhe normal pa faj. Policia maqedonase per t'i zhdukur gjurmet e asaj historie, bejne c'te jete e mundur qe kete hoxh tani ta mbyllin ne burg. Plus nese kjo ngjarje eshte e vertet, ateher pse policia maqedonase nuk e ka thirrur hoxhen ne poli****po kane shkuar ne shtepine e tij dhe ja kane prishur te gjithe shtepine?
Per fat te keq shqipetaret jane ende viktime e maqedonasve :(
ton (13/06/2010 03:53:03) kjo esht nje montim i thjesht dhe amatoresk, me te vetmin qellim qe ta largojn hoxhen nga detyra ne ate vend dhe te futin nje njeri te vetin nga ai reth!
sadri iljazi (13/06/2010 04:04:17) po edhe une pajtohem se eshte nje montim prej .....hajka ndaj gjithcka qe eshte islame ju pengon te tjerve qe jan slav apo ..po pse shqiptarve ju pengo ket se kam te sqart
Omar bin el Kalif Haruni (06/05/2012 16:26:33) Lexova disa postime... per hir te se vertetes duhet te flase edhe prindi i asaj 12 vjecares e ndoshta edhe ajo vete, e nese eshte e vertete cka thuhet ne akuze, kam mendimin qe kete hoxhe duhet ta bejme synet, edhe njehere, porkesaj rradhe ne rrenje! e

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime