E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Mediat australiane njoftojnë se Besimi para gjykatës është prononcuar se është shqiptar me prejardhje nga Maqedonia.
Një shqiptar nga Maqedonia kryeson grupin islamist të arrstuar në Melburn







Mediat australiane njoftojnë se grupi gjashtëanëtarësh islamik, i cili është arrestuar gjatë fundjavës, derisa ka përgatitur sulme rreth 25 prillit, për festën e madhe australiane Anzak, përfshin të paktën edhe një shqiptar etnik me origjinë nga Maqedonia.

Të arrestuarit janë Sevdet Ramadan Besim (18), Lindim Sulejmani (25), Ithan Osvald Almo Kruz (19), Harun Pausheviq (18), Ismail Safi (19) dhe Mehran Azami (18).

Meqë bëhet fjalë për persona kryesisht minorenë, mediat australiane fshehin pjesë të madha të informacioneve për ta, por për Besimin, i cili konsiderohet udhëheqës i grupit dhe është ndaluar në paraburgim, është konfirmuar se është shqiptar etnik.

Mediat australiane njoftojnë se Besimi para gjykatës është prononcuar se është shqiptar me prejardhje nga Maqedonia.

Publikuar: 21.04.2015 | 12:02
Lexuar: 551 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime