E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Çmimi kombëtar "Ali Vishko" u ndahet personaliteteve për vepër jetësore, kontribut të shquar dhe të arritura me rëndësi të veçantë në lëmin e historisë dhe kulturës shqiptare.










SHOQATA PËR KULTURË DHE ART "TRADITA"
shpall

K O N K U R S

Për ndarjen e Çmimit kombëtar "Ali Vishko"


Çmimi kombëtar "Ali Vishko" jepet në bazë të Vendimit të Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita” dhe i njëjti u ndahet personaliteteve nga vendi, rajoni e bota, në çdo përvjetor të Lidhjes së Prizrenit.

Çmimi kombëtar "Ali Vishko" u ndahet personaliteteve për vepër jetësore, kontribut të shquar dhe të arritura me rëndësi të veçantë në lëmin e historisë dhe kulturës shqiptare.

Të drejtë konkurrimi kanë:

Institucionet e arsimit të lartë,
Institucionet shkencore,
Shoqatat shkencore dhe profesionale,
Shoqatat tjera të qytetarëve dhe studiues individual.

Propozimet duhet të jenë të arsyetuara me shkrim dhe të përmbajnë:

Të dhëna personale për autorin,
Të dhëna bibliografike dhe
Arsyetim të propozimit për marrjen e çmimit.


Propozimet duhet të dërgohen në 5 kopje dhe të njëjtat duhet të dorëzohen deri më 1.06.2015, në adresën: Shoqata për kulturë dhe art ,,Tradita”, Këshilli për ndarjen e Çmimit kombëtar ,,Ali Vishko”, 1200 Tetovë, Rruga ,,Bllagoja Toska”, nr. 212/6, Fahu postal, nr. 50.

Propozimet e pakompletuara dhe ato të cilat nuk do të dorëzohen në afatin e paraparë nuk do të merren parasysh.
Për më shumë informata na kontaktoni përmes adresës elektronike: tradita2012@gmail.com, ose tel: ++389 (0)75 872 504

Tetovë, 22.04.2015
Këshilli për ndarjen e Çmimit kombëtar
"Ali Vishko"

Publikuar: 21.04.2015 | 14:22
Lexuar: 724 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime