E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Ajo është në të njëjtën gjendje si ishte kur shkoi në spital”, tha një burim për “TMZ”, duke shtuar se ka një reagim “minimal”, një dridhje të lehtë të syrit, por vetëm kaq. Vajza e Whitney Houston mbahet në jetë me aparatura që prej 31 janarit, pasi ajo u gjet pa ndjenja në vaskën e shtëpisë së saj në Atlanta.
Bobbi nuk është zgjuar nga koma
Familja e këngëtares së ndjerë, Whitney Houston­-it, thotë se Bobby Brown dhe motra e tij, Tina, janë gabuar në lidhje zgjimin nga koma të Bobbi Kristina Brown, vajzës së divës së muzikës, e cila ndodhet në komë prej gati 3 muaj. Burime pranë familjes Houston kanë thënë për “TMZ” se ata nuk e dinë se ku Bobby Brown e mori vesh se 21-­vjeçarja është zgjuar dhe as pse motra e tij Tina ka thënë se ajo nuk mbahet në jetë me aparatura.

“Ajo është në të njëjtën gjendje si ishte kur shkoi në spital”, tha një burim për “TMZ”, duke shtuar se ka një reagim “minimal”, një dridhje të lehtë të syrit, por vetëm kaq. Vajza e Whitney Houston mbahet në jetë me aparatura që prej 31 janarit, pasi ajo u gjet pa ndjenja në vaskën e shtëpisë së saj në Atlanta.

Një ditë më parë ish-bashkëshorti i Whitney Houston, Bobby Brown, deklaroi se vajza e tij ishte zgjuar nga koma, ndërsa këtë gjë e pohoi edhe motra e tij, Tina, e cila u ktheu përgjigje fansave të shumtë që e uronin për lajmin e mirë. Në fund duhet cekur se mjekët thanë se nuk e dinë saktësisht kur gjendja e saj do të përmirësohet, apo edhe nëse do të përmirësohet ndonjëherë. /Zëri/

Publikuar: 22.04.2015 | 09:58
Lexuar: 509 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime