E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Hermione është një kopje prej 25 milionë eurosh e anijes që kaloi Atlantikun në 1780, duke themeluar dhe marrëdhëniet SHBA- Francë.
Udhëtimi transatlantik,









Një ekip francez i anijeve me vela po ndërton një udhëtim historik transatlantik. Një kopje e një fregate të marinës franceze e cila mori trupa dhe ushqime në SHBA gjatë revolucionit amerikan është nxjerr në Fouras në rajonin e Charente Maritime.

Hermione është një kopje prej 25 milionë eurosh e anijes që kaloi Atlantikun në 1780, duke themeluar dhe marrëdhëniet SHBA- Francë.

Udhëtimi origjinal zgjati 38 ditë me në bord edhe Marquis de Lafayette, i cili luajti një rol vital në sigurimin e pavarësisë së SHBA-ve nga Britania.

Gjatë luftës së pavarësisë nga 1775 deri në 1783, Franca lidhi aleancë me amerikanët kundër Britanisë së Madhe.

Ushtria franceze dhe ndihmës të tjerë ishin konsideruar si një nxitje e madhe që çoi në fitoren e amerikanëve. Kopja e Hermionit mendohet të arrij në Jorktaun, Virxhinia në 5 qershor.

"Mund të themi se anija është gjëja më e vështirë në botë për të lundruar dhe drejtuar. Ne kemi krijuar një kopje të shekullit të 18, por ëstë gjithashtu edhe një anije me performancë të lartë.

Ajo është e ngjashme me jahtet e sotme, por peshon 1 mijë ton", thotë Jan Keriu, kapiteni i anijes.

"Ne duhet të bëjmë një trajnim të mirë pasi ajo që do të bëjmë është shumë e rrezikshme, dhe gjërat mund të kthehen shumë shpejt në katastrofë.

Kemi treguar kujdes të veçantë ndaj atyre që mësuam, duhet të jemi serioz dhe rigoroz", thotë anëtari i ekuipazhit, Nicolas Chambon.

Një tjetër grup entuziastësh patën idenë të parët të ndërtonin një kopje të Hermionit në 1993 dhe projekti nisi katër vjet më vonë.

Presidenti francez ishte një prej tyre që vizitoi anijen të shtunën duke i uruar fat ekupiazhit në udhëtimin përkujtimor.

Publikuar: 22.04.2015 | 16:23
Lexuar: 760 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime