E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministrja e Mbrojtjes e Italisë, Roberta Pinotti, i ka thënë televizionit italian se BE-ja duhet të konsiderojë ndërhyrjen ushtarake.
Italia “në luftë” me trafikantët e migrantëve
Italia ka thënë se “është në luftë” me trafikantët e migrantëve dhe i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të ndërmarrë veprime të fuqishme për të ndaluar vdekjet e migrantëve në Mesdhe.

Kryeministri Matteo Renzi i ka bërë këto komente në prag të samitit të së enjtes të BE-së për krizën me migrantë.

Ministrja e Mbrojtjes e Italisë, Roberta Pinotti, i ka thënë televizionit italian se BE-ja duhet të konsiderojë ndërhyrjen ushtarake.

Mbi 800 njerëz kanë vdekur pasi anija e tyre, e cila është nisur nga Libia, është mbytur të dielën në ujërat e Mesdheut.

Numri i njerëzve që bëjnë përpjekje të largohen nga lufta dhe varfëria në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, është rritur mujave të fundit.

Rreth 1,750 njerëz kanë vdekur këtë vit në ujërat e Detit Mesdhe, përfshirë edhe viktimat nga incidenti i fundit.

Publikuar: 23.04.2015 | 00:17
Lexuar: 432 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime