E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Ndihej shumë keq. Ai humbi 20 kg, ishte duke u përpjekur të përshtatet për rolin e tij të fundit. Ai mendonte vetëm për projektin e ri”, tha burimi.
Andrew nuk ishte partner i mirë







mma Stone dhe Andrew Garfield për herë të fundit ishin fotografuar së bashku në janar të këtij viti. Ata dukeshin si një çift ideal, por Andrew me sa duket nuk ishte partneri më i mirë.

Emma Stone dhe Andrew Garfield, të cilët u takuan dhe ranë në dashuri gjatë xhirimit të filmit “Spiderman”, përfundimisht nuk janë më së bashku. Edhe pse dukej të kenë një lidhje të përsosur, burimet thonë se thjesht nuk ishte ashtu. “Ka marrë fund. Ajo nuk ishte vetëm një pauzë”, sipas një burimi, duke shtuar se Andrew në muajt e fundit nuk ishte partner i mirë. “Ndihej shumë keq. Ai humbi 20 kg, ishte duke u përpjekur të përshtatet për rolin e tij të fundit. Ai mendonte vetëm për projektin e ri”, tha burimi.

Emma e kishte kuptuar atë, sepse ata të dy kishin një orar të ngjeshur. Por edhe pse debatuan rreth martesës, marrëdhënies së tyre i erdhi fundi. Emma është parë kohët e fundit në Los-Anxhelos, ku ka punuar në një projekt të ri të filmit “Aloha”, në të cilin aktron përkrah Bradley Cooper dhe Rachel McAdams.

Publikuar: 25.04.2015 | 12:19
Lexuar: 653 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime