E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Unë publikisht them se në asnjë moment nuk jam përzier në raste të këtilla. Me pas dashur, moti kohë Shkupin e kisha bërë llug.
Shaqiri: Nuk jam i përfshirë në sulmin në Gushincë







Xhezair Shaqiri, Komandant Hoxha, përmes profilit të tij në Facebook publikisht demanton tentimet për ta futur në lojën e policisë atë. Ai tha se në asnjë moment nuk është i përfshirë në sulmin në Gushincë, transmeton zhurnal.mk

“Një porosi deri te Sasho Mijalkovi në opinion. Ministria e punëve të brendshme e Maqedonisë, në mesin e personave të përfshirë në sulmin e fshatit Gushincë kanë dorëzuar te policia e Kosovës emrat.

Në këtë listë gjendet edhe emri im si person që mund të jam i përfshirë. Ju kriminel Sasho, Grujo e Gordana e dini mirë se kush është i përfshirë, se ju vet e keni përgatitur këtë skenar. Po ju ik dheu nën këmbë, prej frikës nga bombat e Zaevit.

Ju e dini fort mirë se me vite kam qëndruar në Tanush dhe nuk keni pasur sukses të futeni në këtë territor dhe në asnjë moment nuk keni mundur që të më fusni në lojëra të tilla.

Unë publikisht them se në asnjë moment nuk jam përzier në raste të këtilla. Me pas dashur, moti kohë Shkupin e kisha bërë llug.

Unë nuk punoj kundër interesave të shteteve të mia që babë e babagjysh kanë luftuar kundër çdo armiku të Shqipërisë dhe Kosovës. “, reagoi Xhezair Shaqiri, komandant Hoxha, transmeton zhurnal.mk

Publikuar: 26.04.2015 | 16:32
Lexuar: 505 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime