E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Perzihet margarina me sheqerin pluhur derisa te behet nje mase kremoze.
Tortë me shije mjedre











Perberesit per peten:

300 gr biskota te bluara
2 dcl leng portokalli(nje gote uji)
100 gr sheqer pluhur
125 gr margarin
Perberesit per kremin e bardhe:

7 dcl qumesht
2 pudinga nga frutat e malit
4 luge sheqer
1 filgjan fruta mjeder ose vishnje
1 qese krem pana(shllag)
Perberesit per kremin e kuq:

7 dcl leng vishnje,rrushi ose mjedre
6 luge sheqer
2 pudinga te mjedres
Udhezimet:

Perzihet margarina me sheqerin pluhur derisa te behet nje mase kremoze.

Shtohen pastaj edhe lengu i portokallit dhe biskotat e bluara.

Perzihen mire dhe shtrihen ne nje kallep te vogel te rrumbullaket me anesore te thella ose ne ndonje tengjere te mbuluara me folie plastmasi ne menyre qe me pas e nxjerrim se bashku per ta servuar.

Nga 7 dcl te qumeshtit ndahet pak qumesht qe te treten pudinga dhe sheqeri,kurse pjesen tjeter te qumshtit vihet te vloj.
Frutat te cilat i keni zgjedhur,vishnjet ose mjedrat i bluani ne blender.

Ne qumeshtin qe vlon qesim vishnjet ose mjedrat dhe menjehere shtojme pudingen e tretur me pak qumesht te ftohet dhe sheqer.
Perziejme derisa te trashet masa pastaj largojme nga zjarri dhe e leme te ftohet.

Ne nderkohe tundim krem panen dhe shtohet tek pudinga e ftohur.
Nga 7 dcl leng vishnje,mjedre,ose rrushi ndajme nje gote te vogel dhe ne te perziejme pluhurin e pudingave me fruta mali dhe sheqerin.

Pjesa tjeter e lengut te vishnjes vihet te vloj dhe pastaj shtohen pudingat me fruta mali te tretura dhe perzihet derisa te trashet.
Ne shtresen e rrafshuar te biskotave qesim kremin me krem panen dhe frutat dhe rrafshojme mire.

Persiper qesim kremin me pudingat me fruta mali akoma te nxehte ne menyre qe te rrafshohet me lehte dhe te mer nje shtrese te lemojte persiper.

Publikuar: 26.04.2015 | 23:50
Lexuar: 600 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime