E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Për momentin ende janë në vijim aktivitetet në terren. Bëhet fjalë për një zonë specifike me rrugë të ngushta dhe një numër të madh të shtëpive të cilat paraqesin rrezik shtesë për njësitet policore të cilat veprojnë në terren. Policia për shkak të specifikave në terren përparon taktika dhe duhet të kryejë bastisje në të gjitha shtëpitë e rrethinës për shkak të arsyeve të sigurisë", tha Koteski.
Koteski: Aksioni policor në Kumanovë ende është në vijim
Aksioni policor për zmbrapsjen e grupit të armatosur në "Lagjen e Trimave" në Kumanovë ende është në vijim. Për shkak të specifikës së terrenit, policia po përparon gradualisht dhe kryen bastisje në të gjitha shtëpinë, informon zëdhënësi i MPB-së Ivo Koteski. Grupi, siç deklaroi Koteski, kishte për qëllim të organizojë sulme ndaj institucioneve shtetërore, ndërsa në Maqedoni ka hyrë nga një shtet fqinj.

"Për momentin ende janë në vijim aktivitetet në terren. Bëhet fjalë për një zonë specifike me rrugë të ngushta dhe një numër të madh të shtëpive të cilat paraqesin rrezik shtesë për njësitet policore të cilat veprojnë në terren. Policia për shkak të specifikave në terren përparon taktika dhe duhet të kryejë bastisje në të gjitha shtëpitë e rrethinës për shkak të arsyeve të sigurisë", tha Koteski.

Informacionet deri te cilat ka ardhur MPB-ja treguan në atë se grupi ka hyrë ilegalisht në Maqedoni nga një shtet fqinj dhe përmes mbështetësve është strehuar dhe konfirmuar duke u përgatitur për sulme të ardhshme terroriste.

"Shërbimet kompetente pranë Ministrisë arritën ta locojnë në 'Lagjen e Trimave' gjegjësisht në disa shtëpi të kësaj lagje. Njohuritë thonë se bëhet fjalë për një grup i cili është mirë i armatosur dhe i trajnuar për luftë në kushte të tilla. Në bazë të informacioneve paraprake ishte përgatitur plan për të vepruar dhe ishte formuar shtab i cili i ka koordinuar aktivitetet në terren. rreth orës 5:00 të mëngjesit, njësitë speciale filluan me realizimin e planit", tha Koteski.

Pjesëtarët e policisë kanë hasur në rezistencë të ashpër nga grupi i armatosur të cilët i kanë sulmuar me armë automatike, bomba dhe zjarr snajperi.

"Në sulm është përgjigjur jashtëzakonisht me kujdes dhe në mënyrë të duhur. Apelojmë që qytetarët dhe opinioni të qëndrojnë të qetë, të përmbahen, ndërsa për shkak të ndjeshmërisë së situatës në këtë moment nuk do të kumtojmë detaje shtesë", tha Koteski dhe paralajmëroi MPB-ja më vonë do të dalë me informacione të plota për masat e ndërmarra.

Publikuar: 09.05.2015 | 17:49
Lexuar: 477 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime