E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Janë sulmuar vetëm lagjet e shqiptarëve me autoblinda e helikopterë, tamam siç sulmohej Kosova nga Milosheviqi gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Konjufca: Gruevski ka mobilizuar artilerinë më të rëndë ushtarake për ta sulmuar Kumanovën
Sot, Lëvizja VETËVENDOSJE! organizoi konferencë të jashtëzakonshme në lidhje me ngjarjet e fundit në Maqedoni. Shefi i Grupit Parlamentar të VETËVENDOSJE!-s, Glauk Konjufca, ndër të tjera tha:
“Qeveria e Gruevskit ka mobilizuar artilerinë më të rëndë ushtarake për ta sulmuar Kumanovën.

Janë sulmuar vetëm lagjet e shqiptarëve me autoblinda e helikopterë, tamam siç sulmohej Kosova nga Milosheviqi gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Mediat po raportojnë se ka të vrarë shqiptarë dhe disa të plagosur nga ana e policisë maqedonase.

Arsyetimi i Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë për këtë sulm është supozimi se po i ndjekin grupet e armatosura në Kumanovë.

Kjo është një alibi e papranueshme për ta maskuar një fushatë të armatosur për terrorizimin e shqiptarëve.

Nga xhirimiet e deritashme mediatike vërehet se si breshëria e plumbave dhe predhave nga helikopteri bie mbi shtëpitë e lagjeve shqiptare në Kumanovë

. Në anën tjetër, në qytetin e Kumanovës, shihen pamjet e policisë të shoqëruar me autoblinda se si arrestojnë qytetarë të rëndomtë shqiptarë nëpër sheshe dhe rrugë publike.

Gruevski e ka shndërruar Maqedoninë në një shtet shtypës i cili shqiptarëve iu qaset vetëm përmes dhunës policore dhe represionit ushtarak.

Qeveria Gruevski është në krizë të thellë të legjitimitetit politik”, deklaroi Glauk Konjufca, Shef i Grupit Parlamentar të VETËVENDOSJE.

Po ashtu, Konjufca kritikoi ashpër mënyrën e reagimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës duke qenë se ky reagim i shkon përshtati jashtëzakonisht shumë Gruevskit, i cili, sikurse Hashim Thaçi, po e justifikon sulmin e tij ndaj shqiptarëve me gjoja luftimin e grupeve të armatosura.

“Mënyra e reagimit të Qeverisë sonë është plotësisht e gabueshme. Nuk e shohim asnjë fjali në reagimin e MPJ-së së Kosovës që e dënon sulmin mbi popullatën shqiptare atje”, tha më tutje Konjufca.

Publikuar: 09.05.2015 | 18:53
Lexuar: 472 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime