E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Kjo ishte një sfidë e madhe! Pesë vite gjak e djersë", tha ai. E ndërtuar në vitin 1967, stacioni zjarrfikës kishte një dhomë shumë të madhe, një më të vogël, dhe një pjesë të ulët që shërbente si kuzhinë dhe zyra.
Kthen stacionin zjarrfikës në një shtëpi luksoze
Ajo duket si një shtëpi pushimi në ndonjë breg luksoz, por kjo shtëpi moderne është në një lagje të zakonshme në fshatin bregdetar Tighnabruaich, Agryll.

Shtëpia luksoze me tre dhoma është ristrukturuar pasi më parë ka qenë një stacion zjarrfikësish, dhe është blerë për vetëm 60 mijë paund. Falë investimit dhe kreativitetit të pronarit të saj, Mark Brunjes, tashmë ajo duket shumë larg të kaluarës së saj të zymtë utilitare. Zoti Brunjes, 57 vjeç, thotë se rinovimi është një punë e bërë me dashuri.

"Kjo ishte një sfidë e madhe! Pesë vite gjak e djersë", tha ai. E ndërtuar në vitin 1967, stacioni zjarrfikës kishte një dhomë shumë të madhe, një më të vogël, dhe një pjesë të ulët që shërbente si kuzhinë dhe zyra.

Babai i tre fëmijëve pasi pa ndërtesën, dhe potencialin e saj, me një pamje të mrekullueshme përballë detit, vendosi ta blinte. Tani prona ka një çati të re, me dritare të mëdha dhe me një tarracë ku mund të shijosh rrezet e diellit dhe pamjen përrallore.

Publikuar: 12.05.2015 | 19:54
Lexuar: 540 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime