E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Shtetet që e njohin Palestinën nuk e njohin Kosovën. Mund të marrin shembullin e shtetit të Rusisë. Prandaj diplomacia kosovare nuk vepron duke krahasuar situatën tonë në asnjë mënyrë me atë të Palestinës”, tha Selimi.
Njohja e Palestinës nga Vatikani nuk krahasohet me Kosovën
Diplomacia kosovare nuk ndikohet nga njohja që shteti i Vatikanit i bëri pavarësisë së shtetit të Palestinës.

















Kështu tha për lajmi.net zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, i cili tha se shtetet që e njohin Palestinën, nuk e njohin Kosovën.

Selimi tha se Kosova nuk krahasohet në asnjë mënyrë me rastin e Palestinës.

“Shtetet që e njohin Palestinën nuk e njohin Kosovën. Mund të marrin shembullin e shtetit të Rusisë. Prandaj diplomacia kosovare nuk vepron duke krahasuar situatën tonë në asnjë mënyrë me atë të Palestinës”, tha Selimi.

Sot, Vatikani e ka njohur pavarësinë e Palestinës. Ndërkaq, Selia e Shenjtë, një gjë të till, ende nuk e ka bërë për Kosovën.

Javë më parë, zëvendëskryeministri Hashim Thaçi ka qëndruar në vizitë zyrtare në Vatikan, por akoma nuk ka pasur ndonjë lëvizje të Selisë së Shenjtë në njohjen e pavarësisë së shtetit tonë.

Palestina deri më tani është njohur nga 135 vende. Ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk e kanë njohur shtetësinë e këtij vendi i cili tenton të pavarësohet nga Izraeli.

Publikuar: 13.05.2015 | 20:14
Lexuar: 419 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime