E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sot u dorëzua raporti i veçantë deri tek PTHP Shkup ku ishin përfshirë edhe pesë persona: S.L.(30), B.M. (53), D.B. (23) dhe M.T. (28) si dhe një person i mitur i moshës 16 vjeçare.
Kallëzim penal për 18 pjesëmarrës në protestat para Qeverisë







Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se falë incizimeve të cilat me urdhër të Prokurorisë Publike kompetente janë marrë nga mediumet, që i ndjekën protestat, kanë mundur t'i identifikojnë 18 personat të cilët me pllaka bekatoni, thupra metali, shishe dhe mjete tjera, lënduan 38 nëpunës policor në protestat para Qeverisë.

Nga 18 personat e dyshimtë, kundër të cilëve deri tani është dorëzuar kallëzim penal për shkak të dyshimit të krijuar se kanë kryer vepër penale "pjesëmarrje në turmë që pengon personin zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare", thuhet në kumtesë, deri tani janë marrë 16 veta, ndërsa kërkohen edhe 2 të tjerë.

Përveç incizimeve nga mediumet, siç theksohet, "sjellja vandale është dokumentuar edhe përmes kamerave të sigurimit" dhe në formë të kallëzimit penal dhe raporteve të veçanta të dorëzuara në Prokurorinë Publike. Në kallëzimin penal të dërguar deri tek Prokurori publik, u theksua saktësisht veprimi i çdo personi të identifikuar, ndërsa janë dorëzuar edhe video incizime në të cilat saktësisht është vërejtur në cilin xhirim, nga cili medium, në cilin kod të saktë kohor.

Sot u dorëzua raporti i veçantë deri tek PTHP Shkup ku ishin përfshirë edhe pesë persona: S.L.(30), B.M. (53), D.B. (23) dhe M.T. (28) si dhe një person i mitur i moshës 16 vjeçare. Një nga katër të dyshimtët të identifikuar është në incizime dhe e zbret flamurin shtetëror të Maqedonisë nga shtiza para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, me ç'rast do të ketë kallëzim penal shtesë për veprimin tërësisht të dokumentuar, shkruan në kumtesën e MPB-së.

Para opinionit, theksojnë nga MPB-ja, i vendosim veprimet e personave të paditur me raportin e sotëm, ndërsa në periudhën e ardhshme, për shkak të spekulimeve në disa mediume, Ministria do ta bëjë atë edhe me të tjerë. Në mesin e personave të paditur ka edhe individë të cilët janë në datotekat e policisë me dhjetëra padi për dhunë, vjedhje dhe vepra tjera penale. Përveç masave për ndjekje penale, MPB-ja deri tani dorëzoi edhe 26 kallëzime penale për Ligjin për prishje të rendit publik lidhur me protestat.

Më 5 maj, siç theksohet në kumtesë, tërë opinioni i Maqedonisë ishte dëshmitar i një numri të madh të incizimeve ku policia e Maqedonisë u gjuajt me gur, është rrahur me thupra dhe shishe.

Publikuar: 15.05.2015 | 12:49
Lexuar: 468 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime