E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në bisedën mes Antonio Milloshovski, Sasho Mijallkov dhe Nikolla Gruevski bëhen pazare çfarë emri ti vendoset Maqedonisë, edhe më i keq se FYROM (IRJM), deklaroi Zaev.
Zaev: Gruevski bën pazare për emrin dhe identitetin e Maqedonasve












Kryetari i LSDM Zoran Zaev publikoi përgjime lidhur me emrin e Maqedonisë.

Erdhi koha që Republika e Maqedonisë ta kuptojë gënjeshtrat lidhur me mitin e krijuar nga Gruevski për patriotizmin e Gruevskit, e cila e bllokoi Maqedoninë në rrugën euroatlintike.

Ai ka bërë Pazar me emrin Kushtetues të Maqedonisë, deklaroi Zaev.

Do të dëgjoni cilët kanë qenë negociuesit e vërtetët për emrin nuk ka qenë as Nikolal Gruevski, ai vetëm ka dëgjuar, Sasha Mijallkov dhe drejtori Emanuel Malezis i njohur si Manoli kanë negociuar për emrin.

Ai tha se këto negociues kanë qenë nën hije dhe bisedimet në Nju Jork kanë qenë false.

Në bisedën mes Antonio Milloshovski, Sasho Mijallkov dhe Nikolla Gruevski bëhen pazare çfarë emri ti vendoset Maqedonisë, edhe më i keq se FYROM (IRJM), deklaroi Zaev.

Bisedojnë për parashtresa, për emra të ndryshëm, Antonio Milloshovski propozoi që para emrit të vendosin ndonjë referencë politike, a Greqi të shtoj edhe diçka pas emrit Maqedoni. Milloshovski thotë se ky emër do të jetë i komplikuar por do e bëjmë disi që ta pranojë publiku.

Gruevski thotë se përveç Maqedonia e Pavarur, Demokratike a ka ndonjë emër që të përdorim.

Antoni Milloshovski propozon disa emra që më herët para publikut nga VMRO deklaronin që janë të papranueshme.

Milloshovski në bisedën me Gruevskin thotë se janë të pranueshme dy emra Republika e Epërme e Maqedonisë, dhe e dytë Republika e Maqedonisë e Pavarur (Vardar), por edhe emra të tjerë.

Milloshofski flet për një paket që duhet të propozojë Sasho Mijallkov në bisedimet që Mijallkov i udhëheqë për emrin.

Në këtë gjendje të vështirë ekonomike dhe me dy bllokada mendoj që është në interes tonin ti përshpejtojmë bisedimet, dhe Greqia do të respektojë vendimin tonë që ka ndryshuar plotësisht nga ai para një viti, deklaroi Milloshovski.

Gruevski ka negociuar edhe për çështjen e identitetit, dëgjohet në bisedat mes Milloshovskit dhe Jolevskit.

Gruevski në biseda me Silvana Bonevan deklaron se kanë pranuar një propozim për ndrimin e identitetit por Grekët ende nuk e kanë pranuar, dhe për këtë e din edhe Fyle, deklaroi Gruevski.

Kemi edhe shumë incizime të tjera por për hirë të gjendjes në Maqedoni nuk do ti publikojmë për shkak se mund ti dëmtojnë këtë çështje deklaroi Zaev. (portalb)

Publikuar: 16.05.2015 | 18:59
Lexuar: 517 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime