E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Prof. Dr. Arbër Çeliku theksoi se qëllimi i kësaj marrëveshje është zhvillimi i bashkëpunimit akademik, kulturor dhe social dhe nxitja e mirëkuptimit reciprok midis dy universiteteve.
USHT nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Teknik të Bursës nga Republika e Turqisë


Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe Universiteti Teknik i Bursës nga Republika e Turqisë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi. Marrëveshjen e nënshkruan Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Prof. Dr. Arbër Çeliku dhe Prorektori i Universitetit Teknik të Bursës, Prof. Dr. Mehmet Çopur.

Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Prof. Dr. Arbër Çeliku theksoi se qëllimi i kësaj marrëveshje është zhvillimi i bashkëpunimit akademik, kulturor dhe social dhe nxitja e mirëkuptimit reciprok midis dy universiteteve.

“Të dy universitetet bien dakord për të zhvilluar aktivitetet bashkëpunuese në vijim, në fushat akademike me interes të ndërsjellë, mbi bazën e barazisë dhe reciprocitetit: shkëmbimi i stafit akademik dhe administrativ; shkëmbimi i studentëve; nxitja e bashkëpunimit në fushën e vendosjes të studentëve dhe hulumtimeve të tezave; realizimi i projekteve kërkimore për bashkëpunim; mbajtja e ligjëratave; organizimi i takimeve sociale, kulturore dhe shkencore, si simpoziume, kongrese, konferenca; shkëmbimi i informacioneve dhe materialeve akademike; nxitja e bashkëpunimit në fushat me interes të ndërsjellë, si dhe nxitja e bashkëpunimeve të tjera akademike sipas marrëveshjes në mes palëve”, tha Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar i USHT-së, Prof. Dr. Arbër Çeliku.
USHT nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Teknik të Bursës nga Republika e Turqisë

Po ashtu, në bazë të kësaj marrëveshje të dy universitetet janë pajtuar që t’i kryejnë aktivitetet në përputhje me ligjet dhe rregulloret e vendeve respektive, pas konsultimit dhe miratimit të plotë.

Në nënshkrimin e kësaj marrëveshje për bashkëpunim të pranishëm ishin edhe dekani i Fakultetit të Shkencave të Zbatuara i USHT-së, Doc. Dr. Nderim Zeqiri, dekani i Fakultetit të Shkencave Natyrore - Arkitekturës dhe Inxhinierisë i Universitetit Teknik të Bursës, Prof. Dr. Osman Kopmaz, si dhe përfaqësues të tjerë nga USHT dhe Universiteti Teknik i Bursës.
USHT nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Teknik të Bursës nga Republika e Turqisë

Publikuar: 20.05.2015 | 01:00
Lexuar: 798 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime