E shtunë, 15.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Por sipas asaj që ishte paralajmëruar asnjë prej të dyve liderëve nuk do të japë deklaratë e as ka lejuar qasje të kamerave televizive.
Gruevski dhe Zaev në takime të veçanta me eurodeputetët në Strasburg


Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski arrti në parlamentin Evropian rreth orës 17 pasdite, ku menjëherë më pas u nis në takim me kryetarin e grupit të Partive Evropiane Popullore, Manfred Veber dhe me eurokomisarin për politikë fqinjësore, Johanes Han, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Starsburgu.

Lideri i opozitares LSDM, Zoran Zaev me delegacionin e sotëm, i cili ndodhet nga paraditja në Strasburg, gjithashtu pati takime të veçanta bilaterale. Ai u takua me kryetarin e grupit të Socialistëve dhe demokratëve në PE, Xhani Pitea. Por duke pasur parasysh axhendën e ngjeshur të programit të tyre nuk arritëm që të marrim më shumë detaje.

Në këto dhe në takime të tjera me eurodeputetët, Gruevski dhe Zaev , secili më vete i njohu bashkëbiseduesit me situatën në Maqedoni, para debatiti të nesërm plenar në Strasburg në Parlarmentin Evropian, në të cilën nuk është parashikuar që të votohet rezolutë.

Në takimin e sotëm, përveç delegacioneve të partive politike të Maqedonisë, të kryesuar nga Nikolla Gruevski i VMRO-DPMNE-së dhe Zoran Zaev i LSDM-së ndodhen edhe tre "lehtësues", eurodeputetët Ivo Vajgel, Eduard Kukan dhe Riçard Hovit si dhe eurokomisari për politikë fqinjësore Johanes Han.

Por sipas asaj që ishte paralajmëruar asnjë prej të dyve liderëve nuk do të japë deklaratë e as ka lejuar qasje të kamerave televizive.

Është shumë shpejt që të jepen parashikime për rezultate nga takimi, por një prej lehtësuesve të dialogut midis LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së tha se është inkurajuese ajo që zhvillohet në nivel më të lartë.

Publikuar: 20.05.2015 | 10:28
Lexuar: 450 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime