E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Njëra nga ata që është shprehur e zhgënjyer është këngëtarja Arta Bajrami,e cila paraqitjen e Elhaidas e quan skandaloze.
Arta Bajrami sulmon Elhaida Danin: Ishte skandaloze mbrëmë











Menjëherë pas prezantimit të Elhaida Danit në Eurosong pasuan komentet e shumta nga publiku dhe artistët shqiptarë në përkrahje të artistes duke shpresuar edhe në suksesin e madh të Shqipërisë këtë vit.

Por jo të gjithë janë të kënaqur me performancën e Elhaida Danit mbrëmë.

Njëra nga ata që është shprehur e zhgënjyer është këngëtarja Arta Bajrami,e cila paraqitjen e Elhaidas e quan skandaloze.

Ajo përmes profilit të saj në rrjetin social “Facebook”,është shprehur shumë e lumtur që Shqipëria hyri në finalen e Eurosongut këtë vit, por jo edhe me paraqitjen e këngëtares.

‘’Urime nga zemra Elhaida Dani-t shkuarjen në finale! Gëzim i madh me pa shqiponjën duke valu në mes të Vienës.

POR, gjërat duhet të thuhen ashtu siç janë dhe nuk duhet të kemi frikë nga vetëkritika. Nuk dëgjova ndonjë media apo kritik muzikorë të flas realisht për performancën e Elhaida-s mbrëmë që për mendimin tim ishte SKANDALOZE.

Nuk dyshoj në aftësitë vokale te saj (sepse nuk fitohet The Voice of Italy pa patur zë fantastik) por sigurisht emocionet bëjnë të veten. Por gjykuar nga performanca 3 minutëshe mbrëmë(sepse ata 3 minuta jan gjithçka në këtë kompeticion) mund të them se u zhgënjeva dhe sikur nuk e njoha Elhaidën. Jo vetëm ato notat e larta nga fundi i këngës nuk po arrit ta kap si duhet por mbrëmë edhe notat e ulëta i ka kënduar komplet me distonim.

Shpresoj shumë që të shtunën mos të ketë emocione dhe ta këndoj dinjitetshëm këngën e saj (tani që veq e ka kaluar tremën e asaj që këndimi në një eveniment kaq të madh mund të imponohet) sepse do ishte shumë gjynaf që një zë i tillë të rrënohet nga emocionet. Suksese të shtunën! Ta përkrahim të gjithë kudo që jemi me votën tonë’’,ka shkruar Arta Bajrami.

Publikuar: 20.05.2015 | 14:52
Lexuar: 551 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime