E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Komuniteti i artistëve e ka quajtur Fehmiun si udhërrëfyes për artistët. Aktori Enver Petrovci i papërmbajtur nga emocionet ka thënë se lajmi për vdekjen e artistit të madh Bekim Fehmiu është lajmi më tragjik që atij i është kumtuar ndonjëherë.
Qiri për nderë të Bekim Fehmiut













Në orët e mbrëmjes komuniteti i artistëve ka ndezur qirinj për të nderuar jetën dhe veprën e ikonës së filmit Bekim Fehmiu. 74 qirinj janë ndezur para Teatrit Kombëtar të Kosovës në shenjë nderimi për jetën dhe veprën e ikonës së filmit Bekim Fehmiu, i cili ka ndërruar jetë tragjikisht.

Komuniteti i artistëve e ka quajtur Fehmiun si udhërrëfyes për artistët. Aktori Enver Petrovci i papërmbajtur nga emocionet ka thënë se lajmi për vdekjen e artistit të madh Bekim Fehmiu është lajmi më tragjik që atij i është kumtuar ndonjëherë.

Ndërkaq regjisorët Fadil Hysaj dhe Burbuqe Berisha kanë thënë se vdekja e një ikone në këtë mënyrë shihet si shenjë proteste dhe është tërheqje e vërejtjes për kujdes më të madh ndaj artistëve të mëdhenj që janë gjallë.

Hysaj madje ka thënë se është për të ardhur keq që një artist kaq i madh sikurse Bekim Fehmiu nuk ka arritur asnjëherë të flasë në gjuhën shqipe në ndonjë film në Kosovë, apo Shqipëri.

Në nderim të të ndjerit Fehmiu para Teatrit Kombëtar është hapur edhe libri i zisë. Një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohëve, Fehmiu u vetëvra në Beograd, në moshën 74 vjeçare.


Presidenti Sejdiu ngushëlloi familjen Fehmiu
Presidenti Sejdiu ngushëlloi familjen Fehmiu


Prishtinë. Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu i dërgoi një telegram ngushëllimi familjes Fehmiu, me rastin e ndarjes nga jeta të më të dashurit të tyre, aktorit me renome ndërkombëtare, Bekim Fehmiu.

“E nderuara familje Fehmiu, Pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Bekim Fehmiu, aktor me renome ndërkombëtare. Lajmi për shuarjen e Bekimit na ka prekur rëndë të gjithëve. Mirëpo, nami i emrit të tij, vepra kolosale
kinematografike që la ai pas vetes na bën të jemi të bindur se Ju do të gjeni forcë për ta përballuar dhembjen e madhe”, theksohet në telegramin e ngushëllimit dërguar nga Presidenti Sejdiu familjes së të ndjerit, Bekim Fehmiu.

Sejdiu u shpreh se “Bekim Fehmiu është sinonim i artit filmik në këtë pjesë të Evropës, ndërsa vlera e veprës së tij është universale. Ai jetoi, punoi dhe iku si një artist i këtyre përmasave”.

Bekim Fehmiu dje u shpall i vdekur pasi u gjet i vetëvrarë në banesën e tij në një lagje të Beogradit.

Publikuar: 16.06.2010 | 15:35
Lexuar: 3000 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet
ati peje (20/06/2010 04:54:47) familje e nderuar e bekim fehmiut ngushllime qe e humbet njeriun me te dashur qe e kishit por ai nuk ka vdekur veprat e e tija artistike nuk e lajne nje njeri sic ishte bekimi nuk do te vdes kurr ndjes past

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime